Çfare eshte transplanti i kockes?

This post is also available in: English (English)

Me kalimin e kohes kocka e nofulles pas heqjes se dhembeve perthithet. Si pasoje e kesaj perthithje te kockes behet e pamundur vendosja e implanteve dentare. Ne situata te tilla pjesa me e madhe e pacienteve nuk jane kandidate te mire per vendosjen e implanteve.

Me transplantin e kockes ne kemi mundesine qe ta zevendesojme kocken ne pjeset ku eshte e demtuar, por edhe te stimulojme rritjen e kockes se re ne ate vend. Kjo na jep mundesine qe te vendosim implante me gjatesine dhe gjeresine e duhur por edhe te rikthejme funksionalitetin dhe pamjen estetike te pacientit.

Llojet e transplantit te kockes:

Transplanti autogjen

E njohur edhe si auto-transplant, kjo procedure behen me kocke nga vete trupi i pacientit, por e marre diku tjeter nga vendi i trasplantimit. Kocka zakonisht merret nga mjekra, nofulla, kocka e poshtme e kembes, kellku apo kafka. Ky lloj transplanti ka perparesi sepse materiali i transplantuar eshte pjese e organizmit tuaj, gje qe nenkupton se ka elemente qelizore te gjalla qe e nxisin rritjen e kockes dhe gjithashtu eliminojne rrezikun qe trupi juaj ta refuzoje ate.
Nje e keqe e kesaj procedure eshte se per kete nderhyrje nevoitet nje procedure e dyte kirurgjikale per te marre kocken diku tjeter nga trupin juaj. Kjo procedure varet edhe nga gjendja e pacientit, prandaj ka edhe raste qe mund te mos rekomandohet.

Transplanti alogjen

E quajtur ndryshe alo-transplanti, eshte nje procedure ku kocka merret nga e njejta species. Pra kocka qe do te transplantohet merret nga nje njeri tjeter.KOcka mund te dhurohet nga individe te gjalle ose te vdekur. Kjo perpunohet duke perdor nje metode te ngrirjes se thate duke nxjerre ujin permes vakumit. Kocka alogjene ndryshe nga ajo autogjene, nuk mund te prodhoje kocke te re vetevetiu. Ajo sherben si shtylle rreth se ciles kocka e re mund te rritet dhe te mbushe difektin apo hapesiren.

Transplanti ksenogjen

Kjo lloj kocke merret nga nje specie tjeter, zakonisht prej lopes por edhe kafshe te tjera. Kocka perpunohet ne temperatura shume te larta per te reduktuar mundesine e refuzimit nga trupi juaj por edhe per te eliminuar mundesine e kontaminimit. Si transplanti alogjen edhe ky transplant sherben si shtylle rreth se ciles kocka nga zonat afer rritet dhe e mbush hapesiren.
Si transplanti alogjen edhe ai ksenogjen kane perparesi qe nuk kerkojne nje procedure te dyte per te marre kocken nga trupi juaj, si ne rastin e transplanteve autogjene. Megjithate per shkak se keto dy transplante nuk kane aftesi per te formuar kocke, rigjenerimi i kockes mund te zgjase me shume dhe te kete rezultate me te veshtira per tu parashikuar.

Zevendesuesit e kockes

Per zevendesimin e kockes ekzistojne alternativa (si materialet sintetike) qe jane te sigurta dhe te vertetuara, perfshire:
Matrice kockore e demineralizuar (DBM) / Alo-transplant i demineralizuar, i thare dhe i ngrire
Ky produkt eshte alo-transplant i perpunuar qe permban kolagjen, proteina, dhe elemente per rritjen e kockes. Mund te gjendet ne forme pluhuri, cope apo si xhel qe mund te injektohet me shiringe.

Perzierjet e materialeve per transplant

Perzierjet perbehen nga materiale te ndryshme, qe te arrihen perfitimet e nje shumellojshmerie substancash. Disa kombinime mund te permbajne: perzierje kolagjen/qeramike, e cila i ngjan shume permbajtjes se kockes natyrale, DBM e kombinuar me qelizat e palces se kockes ndihmon rritjen e kockes se re, apo nje perzierje kolagjen/qeramike/auto-transplantim.

Proteinat morfogjenetike te kockes (BMP) jane proteina qe prodhohen ne menyre natyrale nga trupi, qe nxisin dhe rregullojne formimin dhe sherimin e kockes.

Materialet sintetike kane perparesi sepse nuk kerkojne nje procedure te dyte per te marre kocke nga diku tjeter, dhe keshtu ulin rrezikun dhe dhimbjen. Secila alternative ka perfitimet dhe rreziqet e veta.
Dentisti yne do te bej kontrolle te ndryshme per te vendosur se cili material per transplant i pershtatet me se miri kockes se pacientit.

Leave a Comment