Cilat Jane Mundesite e Trajtimeve Ortodontike?

Dhembet e drejte dhe kafshimi i rregullt ulin riskun e problemeve te ardhshme dentare si dhe ju bejne te buzeqeshni me me shume vetebesim. Dhembet e drejte parandalojne grumbullimin e pllakes dentare, e cila shpesh shkakton semundje te mishrave te dhembeve. Ju gjithashtu do te keni nje kafshim te rregullt e do jeni ne gjendje te pertypni ushqimin sic duhet si dhe te shqiptoni fjalet me mire.
Imperial Dental Center ju ofron disa mundesi trajtimesh ortodontike, te plota ose te pjesshme. Ato mund te arrihen me ane te braketave metalike tradicionale, braketave te porcelanit, pllakave transparente, aparateve te tjere fiks apo te levizshem. Ne do tju ndihmojme te vendosni se cili trajtim ortodontik eshte me i miri per ju, bazuar gjithashtu ne pritshmerite tuaja ne lidhje me rezultatin perfundimtar.
Cilindo trajtim ortodontik qe do te vendosim qe eshte me i miri per ju, ne kliniken tone mund t’ju sigurojme se: dhembet tuaj do te drejtohen, kafshimi juaj do te rregullohet, pamja juaj si dhe shendeti oral do te permiresohen!

Llojet e aparateve ortodontike per nje kafshim jo te rregullt

Aparatet ortodontike perdoren per te korrigjuar nje kafshim jo te rregullt. Llojet e kafshimeve jo te rregullta mund te jene: kafshimi i hapur, kafshimi i kryqezuar, overjet etj.
Kafshimi jo i rregullt dhe dhembet e shtrember shpesh jane te lidhura me njera tjetren. Ne kete rast braketat mund ti rregullojne te dyja keto probleme njekohesisht.
Edhe nese dhembet tuaj duken te drejte, perseri egziston mundesia qe nofullat tuaja te mos puthiten sic duhet (kafshim jo i rregullt). Ne kete rast, nje ortodont mund t’ju rekomandoje trajtimin e duhur per te parandaluar probleme te ardhshme. Keto probleme mund te jene: me smaltin e dhembeve, me pertypjen e ushqimit, artikulimit te fjaleve, renien e parakohshme e dhembeve si dhe probleme me te renda te nofullave.
Problemet e kafshimit ose te shtremberimit te dhembeve mund te jene te trasheguara ose te shkaktuara nga nje aksident. Gjithashtu mund te vijne nga humbja para kohe ose me vonese e dhembeve te qumeshtit. Mund te shkaktohen nga thithja e gishtit apo biberonit ne femijeri, si dhe nga vese te tjera te fituara gjate femijerise.
Lloji i trajtimit ortodontik qe do te kryeni do te varet nga problemi qe ju keni, nga rezultati qe deshironi, dhe nga cfare do te rekomandoje ortodonti juaj. Me poshte do t’ju paraqesim disa prej llojeve te trajtimeve ortodontike me te zakonshme.

Braketat Metalike tradicionale

Ky eshte lloji me i zakonshem i braketave, te cilat me kalimin e kohes dhe avancimin e teknologjise jane bere shume me komode dhe me estetike. Me braketat metalike, ju keni mundesine te shtoni llastiqe shumengjyreshe per t’i bere ato te duken sa me unike!

 

Braketat e bardha ose Braketat e qeramike

Jo te gjitha llojet e braketave duhet te jene metalike. Nese deshironi qe braketat tuaja te jene me pak te dukshme, braketat e bardha jane te duhurat per ju.
Braketat e bardha funksionojne ne te njejten menyre si braketat metalike tradicionale, por keto behen me nje lloj materiali te tejdukshem.

 

Pllakat transparente, Clear Aligner ose Invisalign

Bejne pjese tek aparatet e levizshem sepse duhen hequr sa here konsumohet ushqim. Zakonisht Ato pergatiten ne sete pa filluar ende trajtimi. Perbehen nga nje material i cili puthitet ne menyre fikse sipas formes se dhembeve tuaj. Cdo pllake e re e setit, shkakton nje ndryshim te lehte te dhembet tuaj.
Duke qene qe jane te levizshme, ato mund te hiqen lehtesisht para se te hani, pini, lani dhembet, apo perdorni fillin dentar. Ne kete menyre ju mund te mbani lehtesisht nje higjene orale te mire. Ju gjithashtu mund t’i hiqni ato për raste të veçanta.

 

Trajtimi i pjesshëm ortodontik

Jo te gjithe kane nevoje per nje trajtim te plote ortodontik te te gjithe dhembeve. Ne varesi te rastit, ndonjehere vetem 1 ose 2 dhembe mund te kene nevoje te ripozicionohen, qoft per qellime estetike ose probleme dentare.
Ne raste te tilla ortodonti rekomandon nje trajtim ortodontik te pjesshem. Per shkak se ky trajtim korrigjon nje pjese me te vogel te gojes, zakonisht kerkon me pak kohe trajtimi.

 

Trajtimi ortodontik me dy faza për fëmijët e vegjël

Eshte e rekomandueshme qe femijet ta kryejne nje ekzaminim ortodontik gjate kohes qe kane akoma disa prej dhembeve te qumeshtit. Deri ne moshen 7 vjecare, mjaftueshem dhembe te perhershem kane dal ne siperfaqe per te vleresuar zhvillimin e tyre ne lidhje me dhembet e tjere, nofulles si dhe kafshimit.
Nese nje ortodont percakton se trajtimi ortodontik eshte i nevojshem per femijen tuaj,shpesh ai ndodh ne dy faza. Faza e pare do filloje menjehere, nderkohe qe femija ka ende dhembet e qumeshtit. Faza e dyte do te ndodhe kur te jete e pershtatshme ne varesi dhe te zhvillimit te femijes tuaj.

Ne Imperial Dental Center, femija juaj do te marre sherbimin e duhur stomatologjik dhe ortodontik, te dyja ne nje klinike te vetme.
Parandalimi dhe nderhyrja ne kohe, e ben trajtimin ortodontik shume me komod dhe te suksesshem.

Leave a Comment