Faseta porcelani per nje buzeqeshje te bukur

This post is also available in: English (English)

Fasetat e porcelanit jane trajtime dentare estetike te krijuara ne menyre te pershtatur per gjithesecilin te cilat ngjajne me smaltin dentar te dhembeve natyrale. Ato jane shtresa te holla qeramike dentare dhe jane dizenjuar per tju bashkangjitur siperfaqes se perparme te dhembeve duke ju siguruar pacienteve nje transformim te menjehershem te buzeqeshjes. Fasetat e porcelanit perdoren nga dentistet per nje sere korrigjimesh estetike te dhembeve duke filluar nga rastet ortodontike deri ne zbardhjen e dhembeve. Per shkak te perdorimit te tyre te shumte dhe paraqitjes se tyre natyrale, ato renditen midis procedurave me te njohura dhe me te besueshme te stomatologjise estetike.

Megjithese fasetat e porcelanit jane bere shume te njohura gjate dy dekadave te fundit, origjina e tyre daton gati 100 vjet me pare, kur ne industrine e filmit dentisti i njohur Dr Charles Pincus shpiku fasetat si nje menyre per te zbukuruar buzeqeshjen e aktoreve te ekranit te Hollivudit. Fasetat e perkohshme u vendoseshin ne dhembet e perparme te yjeve per t’i dhene atyre buzeqeshjet mahnitese dhe shume shpejti u bene marke tregtare e ekraneve te Hollivudit.

Teknologjia inovative e 30 viteve te fundit ka bere te mundur krijimin e fasetave qe jane me te pershtatshme dhe me nje jetegjatesi me te larte se kurre me pare. Llojet e reja te materialeve prej porcelani jane me te forta dhe te afta per te reflektuar driten ne nje menyre te ngjashme me smaltin natyral te dhembeve. Duke perdorur sisteme dixhitale te imazhit, dentistet tani jane ne gjendje te krijojne punime dentare brenda dites, qe ngjajne shume me ngjyren dhe formen e dhembeve natyrale. Per nje buzeqeshje sa me mahnitese dhe rezultate me te plota estetike, fasetat e porcelanit mund te perdoren bashke me procedura te tjera dentare te avancuara te tilla si kurora dentare dhe zbardhjen e dhembeve.

Kandidatet ideale per vendosjen e fasetave prej porcelani

Nje dentist i afte do te jete ne gjendje te percaktoje nese nje pacient eshte kandidat i mire per vendosjen e fasetave te porcelanit gjate konsultimit fillestar. Vetem pas vleresimit te shendetit oral te pacientit, dentisti do te jete ne gjendje te marre nje vendim nese pacienti eshte i pershtatshem per te kryer kete lloj procedure dentare. Metoda alternative do te rekomandohen per pacientet qe nuk kualifikohen per kete procedure.

Fasetat e porcelanit zakonisht kerkohen nga pacientet per arsye estetike ose per te korrigjuar nje sere problemesh te ndryshme dentare si:

  • Ciflosje dhe krisje
  • Hapesira midis dhembeve
  • Mosperputhje te vogla midis dhembeve
  • Diskolorime te dhembeve.

Kerkesat per vendosjen e fasetave prej porcelani

Ne menyre qe te jete nje kandidat i mire per fasetat e porcelanit nje pacient duhet:

  • Te kete shendet te mire te pergjithshem dhe dentar (periodontal)
  • Te jene te perkushtuar per ruajtjen e higjenes dhe kujdesit te duhur oral
  • Te kete pritshmeri realiste dhe qellime estetike qe jane percaktuar qarte ne konsultimet fillestare
  • Te kene nje sasi te mjaftueshme te smaltit te dhembeve, pasi nje shtrese e holle e smaltit do te duhet te hiqet gjate procedures se vendosjes se fasetave.

Pacientet me semundje te mishrave te dhembeve, dhembe te prishur apo infeksione te rrenjeve, nuk jane kandidate te mire per fasetat e porcelanit. Por kjo nuk do te thote qe keta paciente nuk do te mund te vendosin kurre faseta, pasi dentisti mund te trajtoj keto probleme dhe pastaj te vendosi fasetat e porcelanit.
Pacientet qe duan te vendosin fasetat e porcelanit duhet te kene parasysh se kjo eshte nje procedure e perhershme, sepse dentistet duhet te heqin nje shtrese smalti perpara se porcelani te vendoset ne siperfaqen e dhembeve. Nese do jete e nevojshme ne te ardhmen, fasetat mund te zevendesohen me faseta te reja ose nje zgjidhje alternative do merret ne konsiderate per ti zevendesuar ato. Per kete arsye, pacientet duhet te marrin ne konsiderate vendosjen e fasetave, vetem nese jane plotesisht te sigurt per vendimin e tyre.

Pacientet qe kercasin dhembet e tyre mund te mos kualifikohen per vendosjen e fasetave te porcelanit. Edhe pse fasetat e porcelanit jane mjaft te forta dhe te qendrueshme, forca e ushtruar mbi to nga bruksizmi(kercitja e dhembeve) mund te shkaktoje krisje ose thyerje te tyre. Pavaresisht kesaj, materiale te reja porcelani jane zhvilluar kohet e fundit si psh disilikatet, per te krijuar faseta akoma me te forta qe mund te jene te pershtatshme edhe per pacientet me bruksizem.

Sa kushtojne fasetat e porcelanit?

Kostoja e plote e vendosjes se fasetave prej porcelani do te ndryshoje nga pacienti ne pacient per shkak te numrit te fasetave te vendosura, si dhe faktore te tjere qe perfshijne:

  •  Llojin e fasetave te zgjedhura – fasetat behen nga disa lloje te ndryshme te porcelanit dentar. Materialet e fundit, me te qendrueshme dhe natyrore natyrisht do te jene me te kushtueshme sesa produktet e vjetra.
  • Lloji i procedures se vendosjes – procedurat e vendosjes se avancuar siç eshte No-Prep, do te ndikojne gjithashtu ne koston e pergjithshme te fasetave prej porcelani.

Leave a Comment