Heqje apo Trajtim Rrenjesh? Cili eshte me mire?

This post is also available in: English (English)

Asnjera prej ketyre procedurave nuk eshte e kendshme, megjithate, ndonjehere thjesht jane te nevojshme per tu kryer.

Keto trajtime kryhen atehere kur dhembi eshte teper i demtuar. Por cilat jane dallimet kryesore midis ketyre dy procedurave dhe cfare mund te presim kur i nenshtrohemi seciles prej tyre? Me poshte kemi renditur informacione te nevojshme per t’ju ndihmuar te kuptoni me mire se cfare perfshin nje trajtim rrenjesh dhe kur eshte e nevojshme heqja e nje dhembi.

Trajtimi i rrenjeve: Ruajtja e dhembit nga heqja

Kur dentisti kontrollon nje dhemb dhe konstaton se pulpa (nervi) eshte shume i demtuar, atehere hapi i radhes qe duhet te merret eshte trajtimi i rrenjes. Megjithate, pjesa tjeter e dhembit tuaj do duhet te jene ne forme te mire ne menyre qe te ruhet.

Zona ku do punohet duhet te mpihet nga dentisti ne menyre qe te kryet procedura e trajtimit te rrenjes. Me pas hiqet pulpa (nervi) plotesisht dhe pastrohet sistemi i kanaleve ku ka pasur pulpe(nerv). Kjo behet per tu siguruar qe nuk ka baktere te mbetura brenda rrenjes.

Pas pastrimit te pulpes(nervit), ajo do mbushet me nje material plastik inert te quajtur gutaperke. Materiali zevendeson pulpen qe eshte hequr dhe lejon dhembin tuaj te funksionoje normalisht. Nje kurore mund te vihet ne dhembin tuaj, nese eshte e nevojshme, per te rregulluar pamjen e dhembit dhe per ta forcuar ate.

A ka dhimbje pasi perfundon procedura e trajtimit te rrenjes?

Pacientet mund te perjetojne pak dhimbje per disa dite, po rme shume eshte ne forme bezdie sesa dhimbje. Nese jeni me i ndjeshem mund te jete e nevojshme qe te merrni edhe nje qetesues dhimbjesh. Nese dhimbja do zgjasi me shume apo behet e rendesishme atehere ju duhet te konsultoheni me dentistin per te pare cfare nuk shkon.

Heqja e dhembeve

Pasi dentisti juaj te percaktoje se nuk mund te behet asgje per te shpetuar dhembin tuaj, atehere ai/ajo mund te rekomandoje heqjen e dhembit.

Dentisti do te filloje me kete procedure fillimisht duke mpire zonen perreth per te shmangur dhimbjen dhe mjete te veçanta si dare apo elevatore do te bej heqjen e dhembit.

Pas kesaj procedure ju do te keni pak gjakderdhje, keshtu qe dentisti juaj do te vendose garzen per rreth 15 minuta per te ndihmuar ne  mpiksjen e gjakut.

Pas mbarimit te kesaj procedure nese rasti eshte i kompikuar, mund te shfaqet enjtje ne fytyre. Ne kete rast eshte mire te aplikohet akull per te pakesuar inflamacionin. Gjithashtu eshte mire te hani ushqime te ftohta dhe te buta per te shmangur irritimin e zones. Duhet te tregoni kujdes per rreth dy jave ne vazhdim ne menyre qe te sherohet plotesisht.Gjate kesaj kohe,edhe pastrimi I dhembeve duhet te kryhet butesisht,ne menyre qe mos lendohet zona.

 Vendosja e implanteve dentare pas heqjes se dhembeve.

Ekspertet thone se hapesirat qe mbeten pas heqjes se nje dhembi, me kalimin e kohes mund te behen problematike. Dhembet qe ndodhen ne dy anet e hapesires, mund te zhvendosen nga pozicioni fillestar, duke sjelle veshtiresi ne te pertypur dhe ne te folur. Pjesa me e keqe eshte qe ju mund te humbni trashesine dhe lartesine e kockes se nofulles tuaj.

Per te shmangur te gjitha keto probleme, duhet te konsultoheni me dentistin per te marre ne konsiderate mundesine e vendosjes se implanteve dentare. Kjo sepse implantet dentare funksionojne dhe duken si dhembe natyrale. Ato gjithashtu mund te ndihmojne per te parandaluar humbjen e kockes se nofulles tuaj.

Vendimi perfundimtar: Edhe pse trajtimi i kanaleve mund te jete me i preferuar, ai nuk eshte gjithmone i mundur te kryhet

Kur jemi midis opsionit te heqjes se dhembit apo te trajtimi te kanalit, shpesh trajtimi i kanalit eshte zgjidhje me e preferuar, pasi punohet per te rregulluar dhembin natyral. Megjithate mund te mos jete gjithmone e mundur qe te trajtohet dhembi, kjo ne varesi te sasise se demit. Nese nje dhemb eshte demtuar shume, dentisti juaj mund t’ju rekomandoje qe ta hiqni ate dhe pastaj ta zevendesoni me nje implant dentar.

Konsultohuni me dentistin tone ne Imperial Dental Center ne menyre qe te percaktoni proceduren me te mire per ju!

Eshte e rendesishme te kuptoni avantazhet dhe disavantazhet e seciles procedure per te percaktuar se cila eshte me e mira per ju. Keshillat e dentisti dhe njohurite tuaja, do t’ju ndihmojne te beni zgjedhjen me te mire per te rikthyer buzeqeshjen tuaj.

Na Telefononi ne 00355 69 43 65 000 per nje konsulte me dentistin tone

Leave a Comment