Ju Mungojne Te Gjithe Dhembet? Si Mund Ti Zevendesoni Ato Me Implante Dentare?

Edentuli quhet mungesa e plote ose e pjesshme e dhembeve. Zakonisht kur mungojne te gjithe dhembet e njeres prej nofullave ato zevendesohen me proteze te plote te levizshme.

Nese mungojne te gjithe dhembet e nofulles se poshtme?

Edhe pse shumica e pacienteve nuk e kane problem te mbajne protezen e siperme, me protezen e poshtme nuk eshte gjithnje keshtu. Egzistojne disa alternativa per te zevendesuar mbi implantet nese ju mungojne te gjithe dhembet e poshtem.

Proteze e vendosur me atashmente sferike mbi implante

Mund te vihen dy implante ne nofullen e poshtme dhe nje proteze e cila mbahet mbi to. Kjo alternative e ben protezen e poshtme te jete me e qendrueshme gjate pertypjes sesa po te ishte pa implante. Megjithate ajo mbetet nje proteze e levizshme qe do te thote qe pjeseza ushqimi mund te futen nen te, veçanerisht fara dhe mund shkaktojne bezdi. Sikurse me nje proteze te levizshme te zakonshme do ju duhet te beni kontrolle here pas here per rregullim (ribazim) te protezes.Implantet me atashment sferike zakonisht jane nje trup dmth nuk kane pjese qe vidhosen apo cmontohen. Fakti qe keto implante jane nje trup i vetem lejon diametra te reduktuar. Prandaj kjo alternative preferohet ne rastet kur kocka e nofulles suaj eshte shume e konsumuar edhe nuk ka mundesi per vendosjen e implanteve me disa komponent.

Proteze e vendosur me shufer metalike mbi implante

Nje tjeter alternative eshte vendosja dy, kater deri ne gjashte implante, varesisht nga madhesia dhe forma e nofulles suaj. Pas sherimit, implantet lidhen me nje shufer metalike. Proteza juaj do te ndertohet me kapese mbajtese te brendshme te cilat kapen me shufren metalike, duke i dhene stabilitet protezes. Perparesia e kesaj alternative eshte stabiliteti shume me i madh se i alternatives se pare dhe lejon shume pak levizje te protezes. Proteza juaj eshte gjithsesi e levizshme per pastrim dhe mirembajtje te lehte.

Kliko ketu per te pare nje rast te tille te kryer ne kliniken tone

Proteze e vidhosur mbi implante

Nje alternative e trete perfshin vendosjen e kater ose me shume implanteve ne nofullen tuaj dhe bashkengjitjen e nje proteze te perhershme. Proteza juaj mbahet ne vend nga vida qe e sigurojne ate ne pjeset mbeshtetese te implantit (abutmentet). Kjo lloj proteze nuk e prek gingiven, gje qe lejon pastrimin nen proteze pa pasur nevoje ta hiqni. Kjo proteze do t’i zevendesoje te gjithe dhembet e poshtem te munguar dhe nuk hiqet perveç se ne vizita mirembajtese nga dentisti juaj. Edhe pse pastrimi nen proteze pa e hequr ate kerkon me shume kohe dhe shkathtesi, shume paciente qe nuk deshirojne proteze te perhershme e preferojne kete alternative.

Dhembe fiks mbi implante

Alternativa e fundit eshte ti zevendesoni te gjithe dhembet tuaj nje nga nje ose te beni ure mbi implante dhe t’ju perngjajne dhembeve tuaj natyral. Kjo alternative zakonisht kerkon gjashte, tete apo me shume implante. Pjese mbeshtetese te veçanta per secilin nga implantet do te ndertohen dhe do te vendosen kurora per secilin dhemb qe mungon. Dhembet shpesh ngjiten bashke per te zevendesuar lartesise se kockes. Pergjithesisht kjo eshte alternativa me e kushtueshme per shkak se kerkon numer me te madh te implanteve dhe prodhimin e dhembeve individual per zevendesim. Alternativat per zevendesim mund te limitohen edhe nga madhesia dhe forma momentale e kockes se nofulles.

Nese mungojne te gjithe dhembet e nofulles se siperme?

Shume alternativa egzistojne per zevendesimin e dhembeve edhe per nofullen e siperme. Megjithate, per shkak se kocka nuk eshte po aq i forte sa ajo e nofulles se poshtme, njerezve zakonisht ju duhen me shume implante per te mbeshtetur dhembet e tyre zevendesues te ri.

Proteza e siperme e mbajtur me implante

Varesisht nga numri i implanteve qe jane te nevojshem, ka mundesi qe te eliminohet nevoja per ta mbuluar teresisht tavanin e gojes (qellzen) me proteze te plote. Kjo alternative lejon qe te shijoni plotesisht ushqimin dhe te keni nje ndjenje me te mire te temperatures se ushqimit. Proteza do te duket me natyrale. Ju prape do te keni nje proteze te levizshme, gje qe ben pastrimin e shume me te lehte. Proteza mund te behet me atashmente sferike ose me shine metali. Minimumi i nevojshem per nje proteze mbi impalante ne nofullen e siperme jane 4 implante.

Proteze e vidhosur mbi implante

Sikurse per nofullen e poshtme edhe per ate te sipermen per te vendosur dhemb te vidhosur nevojiten minimumi 4 implante. Ne kete menyre e evitoni teresisht mbulimin e qellzes duke e ndjere me natyral punimin. Nevojitet pastrimi i rregullt i punimit si nga ju edhe nga dentisti ne kontrollet rutine.

Implantet e siperme individuale

Nese deshironi nje restaurim te ngjashem me dhembet tuaj natyral dhe rrjedhimisht te palevizshem, atehere do t’ju duhet te vendosni gjashte, tete deri ne dhjete implante individuale. Pas sherimit, procedura pasohet me vendosjen e mbajtesve dhe kurorave te reja zevendesuese ne menyre te ngjashme si shpjeguam me siper.

Leave a Comment