Category Archives: Implantologji

  • 0

Cila eshte zgjedhja me e mire, urat dentare apo implantet?

Category:Implante Dentare,Protetike Tags : 

Ndonjehere, pacientet vine ne kliniken tone Imperial Dental Center dhe nuk jane te sigurt se cila eshte zgjidhja me e mire, nje implant dentar apo nje ure
dentare. Fale avancimeve ne teknologji, pacientet qe kane humbur nje ose disa dhembe ose qe kane nevoje vetem per te hequr nje dhemb, tani kane me shume opsione se me pare. Prandaj, eshte e keshillueshme qe t’i merrni ne konsiderate te gjithe faktoret perpara se te zgjidhni nje opsion qe i pershtatet me mire situates tuaj.

Procesi

Vendosja e urave dentare restauruese perfshin gerryerjen e dhembeve ne krah te mungeses dhe perdorimi i tyre si kembet e nje ure duke krijuar keshtu nje ure me 3 dhembe.

Implantet dentare, nga ana tjeter, perfshijne vetem nje dhemb. Implantet jane shume te ngjashme me kurorat. Kurorat perdorin rrenjen origjinale si baze, ndersa me implantet vendoset nje rrenje artificiale per te sherbyer si baze per kuroren. Implantet perbehen nga tre pjese. Implanti vete eshte i perbere prej titani qe vidhoset ne nofullen e pacientit. Indet ngjitur qe rrethojne nofullen rriten rreth vides prej titani duke krijuar keshtu nje baze per kuroren. Sapo te jete vendosur vida e titanit, nje vide sherimi vendoset mbi te per te konturuar mishin e dhembeve ndersa rritet. Se fundmi, nje kurore e perhershme bashkangjitet ne abutment.

Rreziqet

Meqenese implantet dentare vendosen me kirurgji, egziston si ne cdo nderhyrje kirurgjikale nje shans per komplikime. Nje nga problemet qe mund te lindin jane infeksionet. Procedura kirurgjikale ose infeksioni mund te ndikoje edhe ne dhembet perreth. Per me teper, ka shanse te demtimit te perhershem te nervave qe mund te lene buzen te mpire. Implantet e vendosura ne pjesen e siperme te gojes mund te sjellin zhvillimin e problemeve te papritura te sinusit nese nuk vendosen sic duhet. Megjithate, ky rrezik eshte mjaft i rralle ne ditet e sotme.


Implantet e vendosura ne nofullen e poshtme kane nje rrezik me te larte te demtimit te nervit. Si rezultat, operacionet e nofulles se poshtme zakonisht zgjasin me shume dhe kostoja e tyre eshte me e larte. Per shkak te rreziqeve me te larta qe jane te pranishme ne vendosjen e implanteve ne nofullen e poshtme, shume njerez priren ta shmangin kete opsion. Rrezik tjeter i kirurgjise se implanteve perfshin deshtimin ne proceduren e shtimit te kockes se nofulles (per procedura shume me te medha implantimi) dhe deshtim te lidhjes se kockes se nofulles me implantin. Rreziqet e urave dentare jane zakonisht minimale; megjithate, nje ure dentare mund te bie nese dhembet mbeshtetes nuk jane mjaft te shendetshem ose mjaftueshem te forte. Ne te njejten kohe, urat e keqija mund te rezultoje ne prishjen e dhembeve nen te deri ne shkaterrimin e plote te tyre

Koha

Zakonisht implantet kerkojne me shume kohe per tu sheruar ,nga 2 muaj deri 11 muaj (per rastet e shtimit te kockes). Per sa ju perket urave te dhembeve, pacientet duhet te presin qe te sherohen plotesisht nga dy deri ne tre jave. Megjithate, periudha e sherimit do te ndryshoje nga personi ne person dhe eshte nje nga gjerat kryesore qe duhet marre ne konsiderate perpara se te kryhet cfaredo lloj procedure.

Kostoja

Implantet dentare zakonisht jane mjaft te kushtueshme dhe zakonisht nuk mbulohen nga sigurimet dhe nese mbulohen, shkalla e mbulimit te tyre ka tendence te jete e ulet. Urat, te cilat jane opsioni me tradicional, kane nje shkalle te larte mbulimi nga sigurimet. Pjesa me e kushtueshme e implanteve eshte kurora dhe jo vete implanti. Implantet mund te duken pak te shtrenjta fillimisht, por ne afatgjate, ato nuk jane. Ju do te duhet te nderroni nje ure çdo 5 deri ne 10 vjet, por nje implant i mbajtur mire mund te zgjase deri ne 40 vjet dhe nuk keni nevoje te sakrifikoni dhembet e shendetshem per te mbajtur uren.

A jeni nje kandidat i pershtatshem?

Per disa njerez, vendimi per te vendosur nje implant ose ure eshte i bazuar ne gjendjen shendetesore aktuale te tyre. Urat dentare duken sikur jane te pershtatshme per te gjithe, me kusht qe dhembet perreth te jene te shendetshem, dhe ne gjendje te mire, por implantet dentare kane shume me teper perfitime shendetesore.
Femijet nuk jane kandidate te mire per implantet pasi nofullat e tyre ende nuk jane zhvilluar plotesisht. Njerezit me sistem imunitar te dobet, qe pine duhan,ose me diabet gjithashtu nuk konsiderohen kandidate te mire per vendosjen e implanteve. Megjithate dentisti mund tju jape informacione me te sakta rreth kesaj ceshtjeje. Prandaj, pacientet me te mire te mundshem per implante jane ata me kocke nofulle te shendetshme qe jane ne gjendje te bejne te qendrueshme vendosjen e implantit.
Historia e shendetit oral te pacientit merret ne konsiderate per te percaktuar rrjedhen me te mire te veprimit. Pacientet me probleme shendetesore orale pergjithesisht nuk jane kandidate te mire per vendosjen e nje implanti. Kirurget orale marrin ne konsiderate jetegjatesine e implanteve lidhur me
historine e shendetit oral te pacientit te tyre. Nese pacienti nuk kujdeset per higjienen orale te tij, ka shume pak gjasa qe nje implant te zgjase shume gjate. Shendeti i dhembeve perreth implantit te pacientit eshte gjithashtu i rendesishem. Nese dhembet ngjitur kane kurora, ose mungojne, do te ishte
me mire te vendosej nje ure dentare. Kocka e nofulles luan gjithashtu nje rol te rendesishem ne
jetegjatesine e implanteve.

Cila eshte zgjidhja me e mire, nje implant apo nje ure dentare?

Pergjigja e kesaj pyetjeje do te varet nga rrethanat dhe gjendja juaj personale. Shume njerez qe kane vendosur implante jane te kenaqur me rezultatet ne afat te gjate. Nje implant mund te zgjase shume gjate dhe ndihmon ne ruajtjen e shendetit te pergjithshem te te gjithe dhembeve tuaj. Por ka njerez te tjere qe do te zgjidhnin urat, per arsye te ndryshme, dhe zakonisht jane shume te lumtur me rezultatet.

Keni ndonje pyetje? Na telefononi dhe tju ndihmojme te percaktoni opsionin me te mire per ju, duke marre parasysh rrethanat tuaja specifike.

Nese tashme e keni vendosur se cilin opsion deshironi, ne mund t’ju japim keshilla per zgjedhjen tuaj per tju ndihmuar te percaktoni nese eshte zgjedhja me e
mire per shendetin tuaj oral.


  • 0

Cfare duhet te dije nje pacient per implantet dentare ALL ON 6

Category:Dhemb Brenda Dites Mbi Implante,Implante Dentare Tags : 

Nese nuk keni degjuar ende per metoden e implanteve dentare All-On-6, ky eshte padyshim nje artikull qe mund t’ju interesoje. Pse? Sepse ne qofte se nuk ju pelqen ideja e perdorimit te protezave te levizshme, dhe deshironi nje zgjidhje me te qendrueshme dhe te pershtatshme, keto implante dentare mund te jene zgjidhja e duhur. Ajo mund te zevendesoje plotesisht pjesen e siperme ose te poshtme te dhembeve tuaj dhe askush nuk do te jete ne gjendje te veje re ndryshimin.

Te kuptojme me shume rreth procesit.
Egzistojne tre mundesi kryesore ne lidhje me zevendesimin e dhembeve qe mungojne: proteza,ura dhe implante. Metoda All-On-6 perdor nje kombinim te implanteve dhe urave. Me konkretisht, 6 implantet jvendosen ne nje menyre te caktuar dhe midis implanteve, ngjitet nje ure per te mbushur hapesirat. Natyrisht, dentisti/ja duhet te beje nje vleresim te gjendjes tuaj me pare. Kjo do te perfshije radiografite dhe skanime te tjera per te percaktuar nese ka shume humbje te kockes per te vazhduar me kete procedure. Rezultati perfundimtar do jete nje buzeqeshje kaq natyrale, sa te gjithe do te mendojne se keni lindur me dhembe te persosur.

A mund kjo metode te aplikohet te kushdo ?
Metoda All-On-6 mund te jete zgjidhja perfekte per disa, por nuk do te jete pergjigja per te gjithe. Se pari, eshte e pershtatshme vetem per individet qe kane mungese te plote te pjeses se siperme ose te poshtme te dhembeve. Perveç kesaj, diabetiket dhe perdoruesit e duhanit nuk perbejne kandidatet me te mire per kete procedure.Megjithate ju duhet te bisedoni me dentistin per te verifikuar nese jeni kandidat I pershtatshem

Perfitimet e kesaj procedure dentare
Se pari, me shume mundesi nuk do te kerkoje shtim te kockave, dhe zgjidhja eshte e perhershme. Gjithashtu sdo keni pse shqetesoheni per heqjen e protezes gjate nates apo levizjen e tyre gjate te ngrenit dhe te folurit .Ne vend te kesaj, vetem duhet te perqendroheni te buzeqeshja juaj e persosur.

Vendi me i mire per metoden e implanteve dentare All-on-6?
Pa dyshim, Imperial Dental Center duhet te jete zgjedhja juaj e pare per çdo lloj konsultimi ne lidhje me kete procedure duke pasur parasysh se Imperial Dental Center synon ti pershtatet cdo klienti sipas rastit specifik te tij. Me fjale te tjera, te gjithe duhet te jene ne gjendje te perballojne buzeqeshjen e persosur.


  • 0

Pyetjet Me Te Shpeshta per Implantet

Category:Implantologji Tags : 

Implantet dentare perdoren per te mbajtur nje ose disa dhembe. Ato jane vida titani qe mund te zevendesojne rrenjen e nje dhembi. Implantet vendosen ne nofull dhe ngjajne me nje rrenje dhembi.

Sa e kane jetegjatesine implantet dhe a jane nje trajtim i sigurt?

Mund te themi se implantet, ashtu si dhembet natyral, mund te zgjasin per aq kohe sa ju kujdeseni per ta. Ndikimin me te rendesishem ne jetegjatesine e implanteve do te kene takimet e rregullta me dentistin per mirembajtjen e tyre si dhe kujdesi juaj per to.
Nese nuk kujdeseni siç duhet per implantet, do te krijohet nje shtrese qe eshte e ngjashme me ate qe krijohet tek dhembet natyrale te lene pas dore. Kur nuk trajtohet, kjo mund te coje ne dhimbje, gjakderdhje dhe infeksion te mishrave te dhembeve (gingivave). Te gjitha keto jane probleme qe mund ti keni edhe me dhembet tuaj natyral.
Nese kujdeseni mire per implantet dhe nese jane te vendosura ne kocke te shendetshme dhe te forte, ato mund te zgjasin per shume vite. Megjithate, si çdo lloj implanti kirurgjik (per shembull, zevendesimi i kockes se gjurit), nuk ka nje garanci per gjithe jetes.

A mund te vendos implante edhe nese kam ende disa nga dhembet e mi natyrale?

Po. Çdo dhemb mund te zevendesohet me implant. Mund te zevendesohet nje dhemb i vetem ose e gjithe nofulla.

A mund te perdoren gjithmone implantet per zevendesimin e dhembeve?

Do te varet nga gjendja qe ka kocka e nofulles tuaj. Nje sere analizash te posaçme do te kryhen nga dentisti juaj per te percaktuar sasine e mbetur te kockes. Nese nuk eshte e shendetshme ose nuk ka nje sasi te mjaftueshme, vendosja e implanteve mund te mos jete e mundur pa bere me pare shtimin e kockes.

A jane implantet e dhimbshme?

Shpesh eshte me e lehte per te vendosur nje implant se sa te heqesh nje dhemb dhe normalisht kjo behet permes perdorimit te anestezise lokale. Ne momentin e nderhyrjes nuk do te ndjeni asnje dhimbje, megjithate ju mund te ndjeni bezdisje deri ne nje jave pas operacionit tuaj.
Nese ndiheni nervoz ose keni nje rast te komplikuar, atehere dentisti juaj mund t’ju jape nje qetesues. Rralle ndodh qe anestezia e pergjithshme te perdoret per implantet dentare, pervec rasteve te komplikuara.

Cili eshte kujdesi qe duhet pas nderhyrjes?

Ju do te udhezoheni nga dentisti juaj per menyren se si duhet te kujdeseni per implantin. Ai mund t’ju pershkruaje nje recete me qetesues per dhimbjet ne menyre qe t’i merrni ato gjate dy diteve te para pas operacionit nese eshte e nevojshme.

Çfare ndodh me pas?

Pasi te vendosen implantet tuaja, implanti duhet te integrohet (ngjitet) me kocken e nofulles. Zakonisht kjo merr disa muaj. Implantet jane zgjidhja me e shpejte dhe me e qendrueshme per zevendesimin e dhembeve.
Nese jeni duke zevendesuar disa dhembe, mund te vendosni nje proteze te perkohshme ose nje ure provizore. Nese tashme keni proteza te plota, mund te vazhdoni te mbani ato nderkohe qe implantet tuaj vazhdojne te sherohen. Ju do te duhet te ribazoni protezen tuaj, ne menyre qe ata te pershtaten siç duhet pas operacionit dhe zakonisht nje “vide sherimi” vendoset ne vendin e implantit per ta mbajtur ate te mbrojtur.

A eshte e veshtire te pastroni dhembet mbi implante?

Jo. Megjithate, kujdesi eshte i nevojshem ne menyre qe implantimi juaj te jete i suksesshem dhe afatgjate. Ju duhet te merrni keshilla te hollesishme se si te kujdeseni per implantet tuaja nga dentisti. Te pastrosh dhembet mbi implant nuk eshte me e veshtire sesa te pastrosh dhembet natyrale. Por mund te kete zona qe jane te veshtira per t’u arritur dhe dentisti juaj do tju tregoje menyren se si t’i pastroni ato siç duhet.

Nese kam semundje te mishrave rreth dhembeve natyral, a mund t’i ndodhe e njejta gje implanteve?

Po, eshte e mundur, nese nuk kujdeseni sic duhet per implantet tuaja. Nese ato mbahen te paster dhe kontrollohen nga dentisti rregullisht atehere nuk duhet te keni asnje problem. Implantet mund te ndikohen edhe nga pirja e duhanit. Pra, nese jeni duhanpires, mund te keni nevoje per me shume kujdes per implantet tuaj.
-Nese dhembet jane te fiksuar mbi implante a mund t’i leviz ato?
Shumica e dhembeve qe vendosen me implantet dentare mund te vendosen ose te hiqen vetem nga dentisti. Megjithate, nese keni proteza te levizshme mbi implante mund ti hiqni per t’i pastruar ato.

A jane te dukshme implantet dentare?

Shumica e implanteve kane te njejten pamje si dhembet natyral.

A eshte i nevojshem nje implant dentar per çdo dhemb qe mungon?

Nese keni vetem nje dhemb qe mungon, do te nevojitet nje implant per ta mbajtur ate. Nga ana tjeter, nese keni disa dhembe qe mungojne dhe ndodhen prane njeri-tjetrit, mund te vendosni implant per cdo dhemb qe mungon ose mund te beni ura mbi implante edhe te keni mundesine te zevendesoni me shume dhembe. Dentisti juaj do te diskutoje cili opsion eshte me i mire per gjendjen tuaj.

Po sikur te pesoj nje aksident?

Implantet dentare, se bashku me dhembet qe mbeshteten prej tyre, mund te demtohen ne nje aksident ashtu sic mund te demtohen edhe dhembet natyrale. Kjo eshte arsyeja pse eshte e rendesishme te vendosni bite(mbrojtese) te prodhuar ne menyre profesionale kur luani ne sporte me risk me te larte demtimi.
Nese jane demtuar vetem dhembet, zakonisht ato thjesht mund te hiqen nga implantet dhe pastaj te zevendesohen. Megjithate, nese implanti i titanit demtohet pa mundesi riparimi, atehere mund te lihet ne kocken e nofulles nese eshte shume e veshtire per t’u hequr. Ose mund te hiqet dhe te zevendesohet me, nje tjeter implant dentar.

Çfare ndodh nese implantet e dhembeve nuk integrohen siç duhet me kocken?

Kjo ndodh shume rralle. Nese nje implant lirohet gjate procesit te sherimit, ose menjehere, mund te hiqet lehte dhe nofulla juaj do te sherohet normalisht. Pasi nofulla juaj te sherohet, atehere mund te vendoset nje implant tjeter. Dentisti juaj mund te beje nje ure, dhe ta pershtase ate ne zonen ku do vendoset implanti.

Cilat jane avantazhet e implanteve?

Ne shume situata, kostoja e trajtimit eshte vetem pak me e shtrenjte ne krahasim me koston e trajtimit te dhembeve qe perfshin ura dhe kurora. Ne terma afatgjate, implantet zakonisht jane nje opsion me i kenaqshem dhe me kosto me efektive.
Implantet kane gjithashtu perparesi te tjera. Nese keni nevoje per nje implant per zevendesimin e nje dhembi, nuk keni nevoje te gerryeni (dekortikim) dhembet ne te dy anet duke i demtuar ato ne menyre te perhershme. Dentisti juaj duhet te dekortikoje dhembet per t’i siguruar mbeshtetjen e ures.
Protezat e totale shpesh levizin dhe mund te ndikojne gjate ngrenies dhe te folurit tuaj.Kjo nuk perben problem per dhembet qe mbeshtete mbi implantet dentare pasi ato jane te ngjitura me fort me kocken.

Ku mund ta marr kete trajtim?

Natyrisht qe ju mund te merrni kete sherbim ne Imperial Dental Center. Bisedoni me dentistin/en tuaj rreth opsioneve tuaja dhe ai / ajo do t’ju ofroje keshillat qe ju nevojiten.

Nese ju nevojitet me shume informacion na telefononi per nje konsulte falas Telefono Tani


Search

Categories

Maps Location