Keni Frike Nga Dentisti Dhe Keni Neglizhuar Trajtimin Dentar? Ja Disa Keshilla Si Te Kaperceni Friken Nga Dentisti

This post is also available in: English (English)

Ka shume njerez qe kane frike nga dentisti. Te shkuarit te dentisti nuk eshte nje pervoje e kendshme,
por eshte e nevojshme per nje shendet te mire oral. Shmangia e takimeve me dentistin mund te
perkeqesoje shendetin tuaj oral, gje e cila mund te rezultoje ne me shume pune te nevojshme per t’u
kryer dhe per procedura me te komplikuara. Kjo eshte arsyeja pse ju duhet te merrni disa keshilla qe mund t’ju ndihmojne te
kaperceni friken tuaj nga dentisti dhe t’i beni vizitat tuaja paksa me te lehta.

Mungesa e kontrollit

Nje nga arsyet pse shume njerezve nuk u pelqen te shkojne te dentisti eshte mungesa e kontrollit qe ata
kane ndaj situates.Duart e dentistit ne gojen tuaj do ju ndaloje ju te flisni,dhe kjo te shume njerez
shkakton nje ndjenje te forte jo kontrolli.
Goja eshte jetesore per mbijetesen tone,nepermjet saj ne kryejme procesin e ngrenies,pirjes dhe
marrjes fryme. Kjo do te thote qe nje nga instinktet tona me te medha eshte te mos lejojme njerezit e
tjere ta prekin ate. Por kjo ne rastin e takimeve me dentistin do ta veshtiresoje punen.

Mjetet qe perdoren

Mjetet qe dentistet perdorin nuk do t’ju ndihmojne te kaperceni friken tuaj sepse ato nuk duken shume
“miqesore”. Instrumentet e mprehta metalike qe dentisti perdor, mund t’ju shtojne nervozizmin.
Gjilperat jane po ashtu nje burim i madh frike per shume njerez. Por edhe zhurma qe bejne mjetet
gjithashtu mund te shkaktoje frike. Te gjitha keto, per fat te keq, shtojne numrin e arsyeve pse ju mund
te keni frike te shkoni tek dentisti.

Hapi i pare

Hapi i pare per te kapercyer friken nga dentisti do te jete pranimi qe ka nje problem. Shume njerez
gjejne justifikime dhe arsye te tjera pse nuk duan te shkojne te dentisti. Te pranosh se ke frike nga
dentisti eshte e rendesishme dhe do ju ndihmoje te kaloni kete problem.
Eshte e rendesishme te merrni kohen e nevojshme per te percaktuar se ku saktesisht qendron problem.
A keni frike nga gjilpera apo keni pasur nje pervoje te keqe me nje dentist ne te kaluaren? Percaktimi i
shkakut te frikes tuaj do ju ndihmoje te percaktoni se cila eshte metoda me e mire per te kaluar kete
frike.

Gjeni nje dentist te mire

Gjetja e nje dentisti te mire do tju ndihmoje ne lehtesimin e kesaj frike. Ju duhet te gjeni nje dentist i cili
do ju ndihmoje te largoni friken dhe te adresoni disa nga shqetesimet tuaja. Ju gjithashtu duhet te
gjeni nje dentist qe ka nje ndjenje humori pasi kjo mund te jete e dobishme ne largimin e nervozizmit.
Idealisht, ju duhet te keni nje ndjenje pozitive qe nga momenti qe hyni ne dhomen e pritjes. Pervec
dentistit,edhe pjesa tjeter e stafit duhet gjithashtu tju beje te ndiheni komod. Mund ti gjeni te gjitha kriteret e siper permendura ne kliniken tone Imperial Dental Center.

Na telefononi tani per nje takim ne 069 43 65 000

Perdorni nje shperqendrim

Nese problemijane zhurmat qe krijojne mjetet e dentistit gjate perdorimit, atehere duhet te merrni ne
konsiderate nje alternative per bllokimin e tyre, sic jane kufjet dhe degjimi i muzikes. Shikimi i
programeve te ndryshme ne ekranin e poltronit gjithashtu do ndihmoje ne shperqendrimin tuaj. Mund ti kerkoni stafit tju ndihmoje me kete

Perdorni teknika relaksimit

Ka shume teknika te ndryshme relaksimi qe mund te jene te dobishme kur vjen puna per te reduktuar
ankthin tuaj dhe per te kapercyer friken tuaj nga dentisti. Meditimi eshte nje menyre e mire per te
lehtesuar ankthin tuaj. Lutja, frymemarrja e kontrolluar dhe vizualizimi do te jene gjithashtu te
dobishme.
Teknikat relaksuese do ju ofrojne nje menyre per te kontrolluar stresin dhe nivelin e frikes gjate kohes
qe jeni te dentisti. Nese ato nuk funksionojne, mund te pyesni dentistin tuaj rreth qetesuesve dentar. Ai mund tju keshilloje qetesues ne forme pilule apo pikash qe mund ti merrni perpara takimit me dentistin

Kushtojini vemendje ndjenjave tuaja

Ka raste kur marredhenia juaj me dentistin nuk eshte e mire. Kjo nuk do te thote qe ai/ajo nuk eshte
profesionist, por do te thote se ai/ajo nuk eshte dentisti i duhur per ju. Duhet te keni nje marredhenie
pozitive me dentistin dhe stafin e tyre nese doni te tejkaloni friken tuaj.

Punoni gradualisht per largimin e kesaj frike

Shume njerez qe kane frike nga dentisti duan te mbarojne te gjithe punen sa me shpejt dhe sa me pare
te jete e mundur. Sidoqofte, mund te jete me mire te lesh takime te shkurtra gjate nje periudhe me te
gjate kohore. Perveç kesaj, kjo taktike do beje qe te kryhen nderhyrje te vogla dhe te sukseshme, gje e
cila mund te ndihmoje ne reduktimin e ankthit tuaj.

Kujdesuni paraprakisht per dhembet tuaj

Duke pasur nje higjiene te mire orale, do te ndihmoje ne parandalimin e nevojes per te vizituar shpesh
dentistin. Duhet te lani mire dhembet dhe te perdorni fill dentar çdo dite. Ju gjithashtu duhet te keni nje
diete te mire. Parandalimi eshte nje menyre e mire per te reduktuar nevojen per vizita te shpeshta
dentare dhe do ju ndihmoje te kaperceni friken qe keni nga dentisti

Bisedoni me dentistin tuaj

Duke pasur komunikim te hapur dhe te sinqerte me dentistin tuaj mund tju ndihmoje nese vuani nga
ankthi i tepert. Dentisti juaj mund te kete keshilla shtese qe ju ndihmojne te perballoni friken tuaj.
Kur dentisti eshte ne dijeni te frikes suaj, ai mund te shmange gjate punes disa nga situatat qe shkaktojne
ankthin pa dashje.
Ka shume njerez qe kerkojne anestezi lokale per te mpire zonen rreth dhembit qe do punohet. Ne keto
raste, dentisti juaj mund te perdore nje xhel anestezik para injektimit, ne menyre qe mos ndjeni as
dhimbjen e gjilperes.

Ne ne Imperial Dental Center ju keshillojme te komunikoni me dentistin apo stafin ndihmes per cdo gje qe do ju ndihmonte te lehtesoni ankthin dhe ju sigurojme qe i gjithe stafi do te bej te pamunduren per realizuar cdo kerkese. Per cdo pyetje na Telefononi ose na shkruani ne komentet me poshte.

Leave a Comment