Maskerinat Transparente, gjithcka qe duhet te dini rreth tyre.

Keni dhembe te shendetshem por jo te drejte?

Atehere duhet te merrni ne konsiderate patjeter maskerinat transparente.

Si nje nga alternativat me te mira dhe me estetike per drejtimin e dhembeve, maskerinat transparente po perdoren gjithmone e me shume nga adoleshentet dhe te rriturit. Maskerina eshte e tejdukshme, behet me porosi dhe perdoret per te levizur dhe drejtuar dhembet tuaj, per nje shendet me te mire dhe nje buzeqeshje te shkelqyeshme. Ndryshohet cdo 2-3 jave per rreth 6 deri ne 18 muaj ne varesi te crregullimit qe kane dhembet.

Nese po e mendoni vendosjen e maskerinave transparente ne Kliniken Dentare Imperial, me poshte do te shpjegojme si funksionon i gjithe procesi.

 

  1. Konsulta

Procesi I vendosjes se maskerinave transparente nis me nje konsulte me Doktoreshen Ortodonte. Ajo do te ekzaminoje dhembet tuaj dhe do te vendosi nese maskerinat transparente jane te pershtatshme per ju. Kjo eshte gjithashtu mundesia juaj e pare per te marre cdo informacion te mundshem per maskerinat si dhe per te marre pergjigje rreth pyetjeve apo shqetesimeve qe mund te keni.

  1. Planifikimi

Pasi Doktoresha Ortodonte sigurohet qe ju jeni nje kandidat i pershtatshem per maskerinat transparente, ajo do te mbledhe te gjitha informacionet e nevojshme per te proceduar me punen.

Ekipi yne perdor nje software to krijuar posacerisht per te vleresuar pozicionimin e dhembeve tuaj dhe trajtimin e nevojshem. Ne kete menyre krijohet nje model i kompjuterizuar 3D per dhembet tuaj. Tekniket rregullojne dhembet ne modelin e kompjuterit derisa te kene arritur pozicionet e tyre perfundimtare te parashikuara. Modeli eshte plotesisht dixhital dhe ju mund ti shikoni rezultatet perfundimtare te parashikuara. Modeli studiohet nga Doktoresha Ortodonte dhe nese eshte e nevojshme mund te behen ndryshime.Sapo te shqyrtoje skanimet dhe te percaktoje qe jeni kandidat per maskerinat transparente hartohet nje plan trajtimi. Doktoresha Ortodonte do t’ju shpjegoje kohen e trajtimit, nevojen per ndonje rregullim te planit me kalimin e kohes dhe menyren me te mire per te optimizuar pervojen tuaj me maskerinat transparente.

  1. Maskerinat Tuaja.

Sapo plani juaj te jete finalizuar dhe aprovuar, laboratori ben disa maskerina te cilat jane gati ne nje kohe shume te shkurter. Numri i maskerinave te nevojshme varet nga plani juaj i trajtimit dhe ne pergjithesi ju do ti nderroni ato cdo 2-3 jave. Dhembet tuaj do te drejtohen gradualisht per t’ju pershtatur maskerines pasardhese. Zakonisht dhembet tuaj levizin rreth 0.1mm nga njera maskerine ne tjetren.

  1. Kontrollet

Ju duhet ti mbani maskerinat minimalisht 20-22 ore ne dite ne menyre qe dhembet tuaj te levizin ne pozicionin e tyre perfundimtar per maskerinen respektive.

Sigurisht qe ju mund ta hiqni maskerinen tuaj per te ngrene dhe per te lare dhembet. Kur lani dhembet gjithashtu duhet te pastroni dhe maskerinen tuaj me nje furce dhembesh te vecante.

Pergjithesisht ju do te merrni 1-2 maskerina ne te njejten kohe. Do te kete kontrolle rutine cdo 6-8 jave per tu siguruar qe dhembet po levizin sipas planit.

Ndersa jeni afer fundit te periudhes tuaj te trajtimit mund te lindi nevoja per ndryshime shtese per te arritur rezultatet me te mira. Ndoshta do te duhet te prodhohen maskerina shtese. Zakonisht nuk ka asnje pagese shtese ne keto raste.

  1. Retainer (Fiksues)

Kur trajtimi juaj te kete perfunduar, do t’ju jepet nje Retainer ose Fiksues ne menyre qe rezultati i arritur te mos ndryshoje pasi kafshimi dhe pertypja me kalimin e kohes mund te ndikojne ne zhvendosjen e dhembeve tuaj. Retaineri (Fiksuesi) porositet duke perdorur te njejten teknologji me maskerinat tuaja. Ato jane te forte dhe gati te padukshem. Ne pergjithesi retainer mbahen gjate nates, por udhezimet e sakta do t’ju ofrohen kur te mbaroni trajtimin.

 

Nese jeni gati te filloni trajtimin me maskerinat kontaktoni ne numrin e telefonit +355 69 436 5000 ose ne adresen e email imperialdentalcenteralbania@gmail.com per nje konsulte falas.

Ju meritoni nje buzeqeshje shkelqyese!

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial
YouTube
YouTube
LinkedIn
LinkedIn
Instagram
×

Powered by WhatsApp Chat

× How can I help you?