Perfytyroni buzeqeshjen tuaj te re me nje Mock-Up dentar

This post is also available in: English (English)

Perfytyroni se si do te duket buzeqeshja juaj para se dentisti te beje ndryshimet perfundimisht. Mock-up eshte nje simulim i buzeqeshjes, qe behet mbi dhembet tuaj ekzistues. Mendojeni ate si nje “buzeqeshje prove”.

Eshte nje nga hapat e pare qe dentisti juaj do te ndermarre per te dizenjuar buzeqeshjen tuaj te re. Mock-up perdoret perkohesisht ne menyre qe ju te shihni se si do te duket rezultati perfundimtar. Gjithashtu mund te shihni edhe ndryshimet ne ngjyre dhe forme.
Arsyeja qe perdoret Mock-Up eshte qe ju te shihni se si dhembet tuaj do te duken pas trajtimeve perfundimtare. Gjithashtu ju mund te kryeni ndryshimet qe nuk ju pelqejne perpara fillimit te ketyre procedurave. Ketu jane disa nga arsyet pse duhet te beni nje Mock-Up:

• Ju lejon te shihni rezultatin perfundimtar para fillimit te procedures.
• Eshte nje pamje e perkohshme, keshtu qe ju mund te beni ndryshime per te permbushur vizionin tuaj te dhembeve te persosur.
• Ju mund te beni shume modele deri sa te shihni rezultatet qe deshironi te arrini.
• Nderton besim mes dentistit dhe pacientit nese qe te dy e njohin rezultatin e deshiruar.
• Ai i jep dentistit tuaj nje ide me te qarte mbi ate qe ju deshironi.

Procesi fillon me viziten e dentistit i cili ben nje vleresim te dhembeve dhe diskuton per deshirat dhe nevojat tuaja estetike.
Hapi i dyte eshte marrja e mases se dhembeve tuaj per t’u per te krijuar nje model te cilin laboranti dentar e perdor per te kryer modifikimet e nevojshme.
Keto modifikime behen me dyll. Sapo te jete gati, dentisti dhe ju do te diskutoni mbi dizajnin e dyllit dhe te shihni nese nevojiten ndryshime te tjera.

Pasi ju dhe dentisti te bini dakort mbi dizajnin e dyllit, ai kopjohet duke perdorur silikonin dhe pastaj krijohet nje maskerine silikoni. Resina vendoset brenda kesaj maskerine dhe pastaj vendoset mbi dhembet tuaj.

Ndryshimi eshte shpesh i madh. Ju mund te keni nevoje per disa momente ose dite, per te vendosur nese ju pershtatet dizajni apo jo. Dentisti do te fotografoje dhembet tuaj aktual dhe ato te krijuar me mock -up. Kjo do ju japi kohe per te krahasuar fotografite,tjua tregoni ato familjareve tuaj dhe per te vendosur nese buzeqeshja e re eshte e duhura per ju.

Nese modeli eshte mjaftueshem i trashe dhe i qendrueshem, dentisti mund t’ju lejoje ta merrni ate ne shtepi per te kryer nje vleresim me te mire.

 

 

Krijimi i nje Mock-Up nuk eshte i mundur per te gjithe pacientet.
Nese dhembet tuaj duhet te rregullohen para se dentisti dhe laboranti i tij te mund te bejne nje punim protetik, procesi i marrjes se mases per Mock-Up duhet te shtyhet.

Mos harroni, Mock-up nuk eshte rezultati perfundimtar. Ju mund te jeni te kenaqur me modelin e pare, ose mund te mos e pelqeni ate. Mock-up ju lejon juve dhe dentistit te vleresoni idete dhe te eliminoni problemet perpara se te behen ndryshime te perhershme. Procesi mund te perseritet derisa ju te jeni te kenaqur.

Ndonjehere, Mock-Up ju ndihmon te ndermerrni nje vendim tjeter. Ju mund te vendosni qe deshironi te beni nje trajtim ortodontik ne vend te trajtimit kozmetik. Disa paciente madje vendosin se preferojne buzeqeshjen e tyre aktuale dhe zgjedhin te mos kryejne ndryshime.

Kur çdo gje shkon sic duhet, ju do keni nje buzeqeshje te re fantastike. Fotot me poshte ilustrojne se sa i madh mund te jete ndryshimi, duke treguar dhembet origjinale, krijimin e Mock-up dhe buzeqeshjen perfundimtare te krijuar me faseta apo kellef.

Leave a Comment