Pse duhet t’i kushtoni vemendje higjienes suaj dentare?

  • 0

Pse duhet t’i kushtoni vemendje higjienes suaj dentare?

Category:Higjene dentare Tags : 

This post is also available in: English (English)

Shume njerez e lidhin higjienen orale me dhembet e tyre. Normalisht ato jane te lidhura,por ka edhe faktore te tjere te cilet lidhen me higjienes orale, te cilat skane te bejne aspak me dhembet.

Ekzistojne nje sere arsyesh pse formohen kavitetet. Gjenetika eshte nje nder to, nese anetaret e familjes suaj kane kavitete, atehere me shume mundesi do keni edhe ju. Megjithate, duke i lare shpesh dhe duke u kujdesur per dhembet tuaj, ju mund te ndihmoni ne parandalimin e tyre. Kur i lani dhembet, ju hiqni
pllaken, e cila eshte nje nga arsyet kryesore qe dhembet fillojne te prishen. Perveç kesaj, larja me furce ndihmon ne kujdesjen e mishrave te dhembeve.

Vizitat e rregullta me dentistin jane nje nga menyrat me te mira per te ruajtur nje higjiene te mire orale. Ju duhet te kryeni vizita te dentisti juaj te pakten dy here ne vit. Perveç zbulimit te kariesit, dentisti mund te kontrolloje edhe semundje te tjera te tilla si diabeti, osteoporoza, pranine e refluksit gastrik, demencian, mungesat e vitaminave, shendetin mendor, problemet me zemren dhe kancerin oral.

Nese keni infeksion ne gojen tuaj, kjo mund te krijoje probleme te medha. Gingiviti, per shembull, nuk eshte i pazakonte. Megjithate, nese nuk trajtohet, mund te ndodhe periodontiti, dhe ky eshte nje infeksion qe mund te shkaktoje deri ne humbjen e dhembeve. Ka edhe probleme te tjera qe mund te vijne nga
infeksionet e mishrave , duke perfshire goditje ne tru, semundje te arterieve koronare, probleme te frymemarrjes, artrit dhe astmen. Shendeti juaj mund te jete ne rrezik nese nuk kujdeseni per dhembet!

Si mund te praktikoni higjiene te mire orale?

Sigurohuni qe te ushqeheni mire dhe perpiquni te mos konsumoni sheqer te tepert gjate dites. Shmangni duhanpirjen. Pertypni çamçakez dhe sigurohuni qe te lani dy here ne dite dhembet tuaj, mundesisht ne mengjes dhe ne darke para e te flini. Vizitoni dentistin tuaj shpesh dhe per femijet interesohuni per vendosjen e silantit per mbrojtjen e dhembeve te tyre. Lexoni me shume per silantet ketu

Higjiena e dhembeve eshte shume e rendesishme. Ju mund te mos e kuptoni rendesise e saj tani, por krijimi i nje rutine te mire te higjienes orale do beje diferencen ne te ardhmen.


Leave a Reply

Search

Categories

Maps Location