Pse Nuk Kam Kocke Te Mjaftueshme Per Te vendosur Implante Dentare

  • 0

Pse Nuk Kam Kocke Te Mjaftueshme Per Te vendosur Implante Dentare

Category:Kirurgji Orale,Transplanti i Kockes

This post is also available in: English (English) Italiano (Italian)

Mungesa e nje ose disa dhembeve mund te coje ne humbjen e kockes ne zonen ku eshte mungesa. Humbja e kockes se nofulles mund te shkaktoje edhe probleme te tjera, sa i perket shendetit tuaj dhe pamjes se pergjithshme. Pamja e fytyres tuaj mund te ndryshoje, mund te keni problem me dhembet e tjere, dhimbje, por edhe paaftesi per te ngrene ose per te folur normalisht.
Ashtu si ushtrimet fizike ndihmojne ne mbajtjen ne forme te muskujve, kocka mbahet ne forme duke e perdorur ate. Brenda kockes se nofulles ndodhen dhembet natyrale te cilet stimulojne kocken e nofulles nepermjet aktiviteteve si pertypja dhe kafshimi. Sa here qe mungon nje dhemb, ajo pjese e kockes se nofulles ku mungon dhembi, nuk merr stimulimin e nevojshem dhe fillon te resorbohet (perthithet).

Pasojat e mundshme te humbjes se kockes se nofulles dhe te dhembeve:

  • Krijohen probleme me dhembet e tjere te mbetur, qe perfshin humbjen, levizjen apo devijimin e tyre.
  • Mbeshtetje e kufizuar e buzes.
  • Ndryshim i formes se nofulles.
  • Zgjerimi i sinuseve maksilare.
  • Te ushqyerit e papershtatshem per shkak te dhimbjes.
  • Veshtiresi ne komunikimin dhe ne te folur.
  • Dhimbje koke dhe dhimbje te fytyres.
  • Devijim i tipareve te fytyres.
  • Lekure e rrudhosur rreth gojes.

Cilat jane arsyet e humbjes se kockes se nofulles?

Shkaqet e meposhtme jane nder me te zakonshmet per humbjen dhe perkeqesimin e kockes se nofulles qe mund te bejne qe nje procedure e shtimit te kockes te jete e nevojshme:

Ekstraksioni (heqja) i dhembeve

Sa here qe nje dhemb i perhershem hiqet dhe nuk zevendesohet menjehere me mbjellje, mund te ndodh humbja e kockes se nofulles. Dhembet natyrale jane te fiksuar brenda kockes se nofulles. Kocka e nofulles stimulohet permes veprimtarive te tilla si kafshimi dhe pertypja. Sa here qe mungon nje dhemb, ajo pjese e kockes se nofulles ku mungon dhembi, nuk merr stimulimin e nevojshem dhe fillon te resorbohet (perthithet).
Shkalla ne te cilen kocka do demtohet eshte individualendryshoje shume nga nje person ne tjetrin. Megjithate, shumica e humbjes ndodh gjate tetembedhjete muajve te pare pas heqjes dhe vazhdon gjate gjithe jetes ne menyre graduale.

Semundje periodontale (Periodontit)

Keto jane infeksione te vazhdueshme te mishrave te dhembeve qe shkaterrojne gradualisht mbeshtetjen e dhembeve natyrale. Nje ose disa inde periodontale preken nga semundja periodontale: gingiva, cementi i rrenjes, ligamenti parodontal ose kocka alveolare. Megjithese ka disa lloje semundjesh qe ndikojne ne strukturat mbeshtetese te dhembeve, shumica e tyre vijne nga inflamacioni i nxitur nga pllaka dentare. Ekzistojne dy kategori kryesore: periodontiti dhe gingiviti.
Te individet qe jane gjenetikisht te ndjeshem ndaj ketyre semundjeve, shkaku kryesor i gingivitit eshte pllaka dentare. Pllaka dentare eshte nje lloj materiali ngjites pa ngjyre, i perbere kryesisht nga lloje te ndryshme te baktereve dhe grimcave te ushqimit qe rrine ne dhembet tuaj dhe ne vijen e mishrave te dhembeve. Pllaka dentare formohet vazhdimisht ne dhembet tuaj. Toksina te ndryshme prodhohen nga bakteret qe gjenden brenda pllakes, te cilat mund te irritojne mishrat e dhembeve. Nese irritimi tejzgjatet, mishi i dhembeve largohet nga shkaku i ketij irritimi. Nese nuk pastroni dhembet tuaj rregullisht, pllaka dentare mund te ngurtesohet duke krijuar nje lloj strukture te quajtur gurza ose kalkul.
Bakteret qe akumulohen ne siperfaqen e dhembit shkaktojne periodontitin, si dhe nje pergjigjia imunitare ndaj baktereve. Nese gingiviti kthehet ne periodontit, kocka ku jane mbeshtetur dhembet do te filloje te shkaterrohet. Humbja progresive e kockes alveolare, mund te shkaktoje levizjen e dhembeve dhe humbjen e tyre te mevonshme.

Urat / Protezat

Protezat mbeshteten mbi mishin e dhembeve. Megjithate, ato nuk sigurojne stimulimin e kockes alveolare, kjo mungese stimulimi me kalimin e kohes shkakton rezorbimin e kockes e cila fillon te pakesohet. Meqenese protezat kane nevoje per kocke per te qene te qendrueshme, individet shpesh perjetojne levizje te tyre dhe probleme ne te folur dhe te ushqyer.
Humbja e kockes mund te jete aq e madhe sa qe protezat nuk do jene ne gjendje te qendrojne ne vend edhe duke perdorur ngjites te forte. Kjo mund te beje te nevojshme vendosjen e protezave te reja ose vendosjen e implanteve tek te cilat mund te ankorohen.
Implantet i japin stabilitet protezes. Ato ndihmojne ne stimulimin e kockes se nofulles, gje qe ndihmon ne ruajtjen e saj.
Kur behet fjale per urat, stimulimi i kockes se nofulles vjen nga dy dhembet anesore. Megjithate, ajo pjese e ures qe perfshin hapesiren ku nuk ka dhembe, nuk merr asnje stimulim te drejtperdrejte. Kjo zone mund te kete humbje te kockes. Pasi te perfundohet procedura e shtimit te kockes, rritja e kockes dhe funksioni i saj mund te rikthehen si me pare.

Traumat

Sa here qe nje dhemb thyhet, stimulimi i kockes ne ate siperfaqe ndalohet, duke rezultuar ne humbje te kockes se nofulles. Disa lloje te zakonshme te traumave te nofulles dhe dhembeve perfshijne: dhembet qe jane thyer per shkak te aksidenteve ose lendimeve ose thyerje te nofulles. Nje procedure e shtimit te kockes eshte e nevojshme ne keto raste.

Keqpozicionimi

Keqpozicionimi i dhembeve gjithashtu mund te shkaktoje demtim te kockes se nofulles. Kjo ndodh sepse forca nuk ushtrohet njetrajtesisht mbi siperfaqen e kockes.

Osteomieliti

Ky eshte nje lloj infeksioni bakterial brenda palces kockore te nofullave. Infeksioni rezulton ne inflamacion, i cili mund te shkaktoje furnizim te reduktuar te kockes me gjak.
Ne pergjithesi, trajtimi i osteomielitit kerkon qe te hiqet kocka e prekur dhe te perdoren antibiotike. Nje procedure e shtimit te kockes mund te jete e nevojshme per te rikthyer funksionet e humbura te kockes.

Tumoret

Edhe pse tumoret beninje faciale zakonisht jane jo kercenuese per jeten, ato mund te rriten ne permasa te medha duke beret e nevojshme qe nje pjese e nofulles te hiqet. Tumoret malinje te gojes zakonisht perhapen ne nofull. Kjo kerkon qe pjesa e prekur e nofulles te hiqet. Zakonisht shtimi i kockes eshte i nevojshem ne te dyja rastet per te ndihmuar ne rikthimin e funksionimit normal te nofullave. Shtimi te pacientet qe kane tumore malinje mund te jete me e veshtire pasi trajtimi i ketij lloj tumori zakonisht kerkon qe edhe indet e buta perreth te hiqen gjithashtu.

Deformime ne zhvillim

Ka disa sindroma qe karakterizohen nga pjese te pazhvilluara te kafkes, nofulles, kockave te fytyres ose dhembeve. Mund te kryet procedura e shtimit te kockes per te rikthyer rritjen dhe funksionimin e kockes.

Deficiencat e sinusit

Sa here qe dhemballet (molaret) ne pjesen e siperme te nofulles hiqen, resorbimi(perthithja) e kockes shkaktohet nga presioni i ajrit qe vjen nga hunda ne sinusin maxillare. Kjo do rezultoje ne zgjerimin e sinusit,i cili quhet sinus i hiperpneumatizuar. Ne jemi ne gjendje te kryejme nje procedure te trajtimit te tyre.


Leave a Reply

Search

Categories

Maps Location