Pyetjet Me Te Shpeshta Rreth Fasetave

This post is also available in: English (English) Italiano (Italian)

Nje nga trajtimet me te njohura dentare estetike ne bote jane fasetat dentare. Ato jane shtresa qeramike te punuar si forme dhembi te cilat vendosen mbi dhembin natyral per te permiresuar pamjen duke ndryshuar formen, ngjyren dhe madhesine e dhembit. Fasetat zakonisht vendosen ne siperfaqen e perparme te dhembit dhe mund te jene prej kompoziti ose porcelani e cila zgjat me shume. Gjate ketij trajtimi mund te kete nevoje per pak ose aspak anestezi dhe mund te jete zgjidhja me e mire kur behet fjale per te permiresuar pamjen e dhembeve te perparme. Fasetat perdoren pergjithesisht per te zbardhur dhembet, per te mbuluar difektet e ngjyres dhe per te permiresuar buzeqeshjen tuaj.
Fasetat konsiderohen si nje menyre tradicionale per te ndryshuar madhesine, formen dhe ngjyren e nje
dhembi. Ato gjithashtu mund te perdoren per te mbuluar ndonje defekt te padeshiruar, si demtim te
dhembit, demtime ose ndryshimi i ngjyres si pasoje e devitalizimit(heqja e nervit). Njerezit qe kane hapesira (diastema) midis dhembeve te tyre te perparem ose qe kane dhembe me maja te theksuara, mund te perdorin fasetat si nje opsion per ti rregulluar ato. Fasetat zakonisht do te zgjasin per shume vite ne qofte se behen ne menyren e duhur.

A i demtohen dhembet nga vendosja e fasetave?
Vendosja e fasetave nuk do te demtoje dhembet tuaj ne qofte se ato vendosen ne menyren e duhur nga
dentisti juaj. Para vendosjes se fasetave, dentisti juaj do ekzaminoje dhembet dhe do kryeje radiografi
per tu siguruar qe dhembet jane te shendetshem.
Nese nuk do keni mundesi te vendosni faseta, ka dhe alternative te tjera si bondimi, trajtime
ortodontike, qe mund te jete nje opsion se bashku me zbardhimin. Nese zgjidhni ndonje nga keto
alternativa, duhet te dini rreth rreziqeve dhe perfitimeve te tyre perpara se te merrni nje vendim.
A eshte e dhimbshme procedura?
Procedura per vendosjen e fasetave eshte ne pergjithesi pa dhimbje. Dentisti juaj do te mpije dhembin
dhe zonen rreth tij para se te heq smaltin e dhembeve. Ne shume raste, smalti qe hiqet eshte aq pak sa
nuk ka nevoje per anestezi.
Pasi te hiqni smaltin, mund te perjetoni pak ndjeshmeri, veçanerisht perpara se te vendosen fasetat.
Megjithate, pasi te vendosen fasetat e porcelanit, kjo ndjeshmeri duhet te zhduket brenda pak javesh.
Vendosja e fasetave nuk do ju krijoje parehati, por do marre pak kohe derisa ju te mesoheni me to.
Sa zgjat procedura?
Ne pergjithsesi per vendosjen e fasetave do te nevojiten dy vizita. Koha e sakte do te varet nga numri i
fasetave qe po vendosen. Pas heqjes se smaltit dhe marrjes se mases, do duhet te prisni te
pakten 1 deri ne 2 jave perpara se fasetat te jene gati per tu vendosur.
Si mund ta kuptoj nese fasetat jane zgjedhja e duhur?
E vetmja menyre per te kuptuar nese fasetat jane alternativa e duhur do te jete permes konsultimit
me nje dentist te klinikes Imperial Dental Center. Dentisti/ja duhet te shikoje gjendjen tuaj aktuale te dhembeve per te percaktuar kete. Dentisti gjithashtu do te jete ne gjendje tju shpjegoje çdo mundesi tjeter per ju per tu siguruar qe ju te merrni nje vendim sa me te informuar ne lidhje me proceduren.
A duken natyrale fasetat?
Fasetat jane ne fakt nje nga punimet me realiste te dhembeve. Kjo per faktin se ato punohen individualisht per secilin pacient duke u siguruar qe ato te perputhen me ngjyren
dhe formen e dhembeve te tjere. Fasetat jane gjithashtu te tejdukshme, qe do te thote se ato
nderveprojne me driten ne te njejten menyre sic ben smalti i dhembeve.
Sa faseta duhet te vendos?
Fasetat u krijuan si nje menyre per te vene ne pah dhembet qe duken kur buzeqeshni. Kjo do te thote se
numri i fasetave qe do te keni nevoje do te varet nga gjeresia e buzeqeshjes suaj. Ka shume njerez qe ju
shfaqen vetem 6 dhembe kur buzeqeshin, por ka dhe te tjere qe mund te shfaqin deri ne 12 dhembe.
Nese doni te mbuloni vetem nje dhemb te demtuar, mund te keni nevoje vetem per nje fasete.
Megjithate, nese deshironi te mbuloni diskolorimet ne disa dhembe, mund tju duhet me shume se nje
fasete. Gjithashtu duhet te merrni ne konsiderate buxhetin tuaj kur te percaktoni numrin e fasetave qe
do vendosni.
Çfare ndodh nese vendos faseta vetem ne dhembet e siperm?
Duke qene se fasetat pershtaten per cdo pacient, ato jane ideale per trajtimin e problemeve tuaja
specifike me dhembet e siperm ose te poshtem. Megjithate, ka shume njerez qe zgjedhin zbardhjen e
dhembeve dhe trajtime te tjera dentare vetem per dhembet e tyre te siperm.
Çfare ndodh nese nje fasete thyhet ose shqitet?
Kjo eshte dicka qe ndodh rralle, por ne qofte se ndodh ju duhet te mblidhni copat e fasetes dhe t’i mbani
ato ne nje vend te sigurt. Ju nuk duhet te perpiqeni t’i bashkoni pjeset perseri ne vend. Me pas duhet te
kontaktoni dentistin tuaj per te riparuar apo per te zevendesuar faseten. Ka raste kur dentisti do te duhet te zevendesoje te gjitha faseten e demtuar ose te rregulloje dhembin me trajtime tjeter alternativ si per shembull nje kurore dentare.
Sa kohe zgjasin fasetat e porcelanit?
Ka disa materiale te ndryshme qe mund te perdoren per te bere faseta, por fasetat e porcelanit jane nje
nga me te perdorurat. Fasetat e porcelanit mund te zgjasin per nje kohe shume te gjate nese ju
kujdeseni per to. Megjithate, eshte e rendesishme te theksohet se edhe fasetat e porcelanit nuk jane nje
zgjidhje e perjetshme.
Ka disa njerez qe kane faseta porcelani qe zgjasin gjate gjithe jetes. Mesatarisht, fasetat e porcelanit
zgjasin 10 deri ne 15 vjet.

 

Leave a Comment