Pyetjet me te shpeshta rreth semundjes se mishrave te dhembeve (Paradontozes)

  • 0

Pyetjet me te shpeshta rreth semundjes se mishrave te dhembeve (Paradontozes)

Category:Higjene dentare,Kyretimi,Trajtim Parandalues Tags : 

This post is also available in: English (English)

Çfare eshte semundja periodontale?

Semundja periodontale ose semundja e mishrave eshte nje lloj infeksioni kronik dhe serioz bakterial qe shkaterron dhe sulmon kocken e nofulles dhe mishrat e dhembeve. Periodontale do te thote “rreth dhembit”. Kjo eshte nje semundje qe mund te preke nje ose disa dhembe. Ky infeksion mund te ndodhe kur mbi dhemb akumulohet pllake bakteriale ose gurza. Bakteret e pranishme ne kete pllake bakteriale prodhojne kimikate te cilat mund te ndikojne ne mishrat e dhembeve, duke
shkaktuar gjakderdhje dhe acarim te tyre.

Ne fazat e saj te hershme,kjo semundje njihet si gingivit. Gjate kesaj faze, kjo semundje mund te sherohet plohtesisht dhe mund te eliminohet permes pastrimit te rregullt te dhembeve. Kur gingiviti nuk trajtohet, zakonisht kthehet ne periodontit. Me kalimin e kohes, pllaka bakteriale fillon te mblidhet nen  mishrat e dhembeve. Bakteret e pranishme brenda pllakes prodhojne toksina qe stimulojne inflamacionin i cili fillon te shkaterrojne kocken e nofulles dhe mishrat e dhembeve.
Sapo shkaterrohet kocka dhe indet mbeshtetese, fillojne te zhvillohen xhepa rreth dhembeve. Kur semundja lihet pa u trajtuar, xhepat do te thellohen, gje e cila do te krijoje hapesira ku do grumbullohet akoma me shume pllake bakteriale. Prandaj dhe kjo semundje eshte shkaku kryesor i humbjes se kockes se nofulles dhe
dhembeve.

Parodontoza eshte semundje kronike, por mund te trajtohet. Me planin e duhur te trajtimit, pacientet mund te permiresojne shanset e tyre per te shpetuar dhembet dhe per te ndaluar perparimin e semundjes.
Studimet e fundit kane treguar se semundjet e dhembeve dhe mishrave mund te kene nje efekt te madh ne shendetin e pergjithshem. Studimet kane treguar se mund te kete nje lidhje midis infeksioneve periodontale dhe diabetit, semundjeve kardiovaskulare, osteoporozes si dhe rritjes se probabilitetit per lindjen e femijeve nen peshe ose lindjeve te parakohshme.

Mishrat e dhembeve me gjakosen kur une laj dhembet ose perdor fill dentar, a eshte kjo normale?

Jo, nuk eshte normale. Nese mishrat e dhembeve jane te shendetshme, ato mund te perballojne larjen e dhembeve dhe perdorimin e fillit dentar. Kur mishrat fillojne te gjakosen, kjo mund te jete nje shenje qe ju keni semundje te mishrave te dhembeve dhe si rrjedhoje duhet te konsultoheni me dentistin.

Cfare jane xhepat periodontal?

Indet e buta (mishrat) dhe kocka e nofulles duhet te puthiten dhe te jene te rrethojne çdo dhemb. Kur keni parodontoze, indet mbeshtetese dhe kocka shkaterrohen, gje qe rezulton ne formimin e “xhepave” rreth dhembit ose dhembeve. Keto xhepa do te behen me te thelle me kalimin e kohes, gje qe do krijoje hapesira te medha ku bakteret mund te rriten. Kur kemi humbje te nje pjese te madhe te kockes, dhembet do fillojne te levizin deri sa te bien.

Si i trajtojne stomatologet semundjet e mishrave te dhembeve?

Dentiste ose parodontologu do t’ju japi informacion mbi mbajtjen e nje higjiene orale sa me te mire dhe ruajtjen e shendetit te mishrave te dhembeve. Nese jeni ne fazat e hershme te gingivitit, permiresimi i higjienes orale mund te ndryshoje plohtesisht gjendjen tuaj, si dhe te permiresoje shendetin e mishrave te dhembeve. Nese semundja juaj ka perparuar tashme ne periodontit, trajtimi zakonisht perfshin kyretimin dhe lemimin e rrenjeve, trajtimet me lazer se bashku me lloje te ndryshme te trajtimeve kirurgjikale.

Si te parandaloni semundjet e mishrave te dhembeve?

Praktikimi i higjenes se mire orale se bashku me vizitat e rregullta tek dentisti mund te ndihmoje ne
parandalimin e ketyre semundjeve. Nese jeni duhanpires, mund te jete koha e duhur per ta lene kete
ves. Tregojini dentistit tuaj per cdo ilaç qe po merrni, pasi disa ilaçe mund te shkaktojne inflamacion te
mishit te dhembeve. Eshte gjithashtu e rendesishme te ndiqni rekomandimet e dentisti tuaj ne lidhje me
mbajtjen e dhembeve dhe mishit te dhembeve te shendetshme.

A eshte parodontoza nje semundje e zakonshme?

Kjo eshte nje semundje shume e zakonshme. Arsyeja eshte se kjo semundje mund te zhvillohet pa dhimbje dhe
duke mos pasur simptoma eshte i veshtire diagnostifikimi i saj qe ne fillimet e semundjes nese nuk jeni te rregullte me vizitat tek dentisti.

Si mund te lidhen semundjet e mishrave te dhembeve me semundjet e zemres?

Inflamacioni i shkaktuar te njerezit qe vuajne nga periodontiti, perkeqesohet edhe me shume nga inflamacionet e pergjithshme qe keta persona mund te kene ne trup. Bakteret e gjetura te mishrat e dhembeve te personat qe vuajne nga parodontoza,jane te njejta me ato te gjetura te enet e gjakut te personave qe vuajne nga semundje kardio-vaskulare.

A mund te shpetohen dhembet e mi nese diagnostikohem me parodontoze?

Sa me heret te diagnostifikohet kjo semundje, aq me te medha jane shanset per tu sheruar plotesisht. Kjo semundje mund te shkaktoje humbje apo ngjyrosje te dhembeve. Duke vizituar dentistin tuaj te pakten çdo 6 muaj, çdo shenje e infeksionit bakterial do te diagnostikohet ne kohen e duhur dhe do te trajtohet.

Nese po perjetoni ndonje nga simptomat e mesiperme ose nese doni thjesht te vizitoheni
na TELEFONONI SOT ne 069 43 65 000 dhe perfitoni viziten falas.


Leave a Reply

Search

Categories

Maps Location