Silantet dentare – Si te mbrojne dhembet nga kariesi?

  • 0

Silantet dentare – Si te mbrojne dhembet nga kariesi?

Category:Silanizimi

This post is also available in: English (English)

Silanti dentar eshte nje shtrese e holle rezine qe zakonisht vendoset ne siperfaqen e dhembeve. Kjo zakonisht vendoset te dhembet prapa si premolare dhe molare. Qellimi i tij eshte te parandaloje prishjen e dhembeve. Ky silant vendoset ne ulluqe dhe depresionet e dhembeve duke formuar keshtu nje shtrese mbrojtese mbi smalt.

Edhe pse pastrimi i dhembeve heq grimcat e ushqimit dhe pllaken nga siperfaqja e dhembeve, kjo jo gjithmone eshte mjaftueshme per te pastruar ne brendesi te gropzave te dhembeve. Funksioni i silant-it eshte qe te mbroje keto zona te prekshme nga prishja e dhembeve duke siguruar qe pllaka bakteriale mos hyj ne keto zona te veshtira per tu pastruar.

Per shkak te mundesise se larte te prishjes se dhembeve te adoleshentet dhe femijet, kjo i ben ata kandidatet kryesore per vendosjen e silantit. Gjithashtu silanti mund te vendoset edhe te te rriturit te cilet nuk i kane dhembet e mbushur ose te prishur.

Zakonisht, femijet vendosin silant te dhemballet e tyre te perhershme, sapo ato behen te dukshme ne goje. Ne kete menyre, dhembet e tyre do te mbrohen gjate moshes 6-14 vjeç qe eshte edhe mosha ku zhvillohet me shume kariesi. Ne disa raste, silanti mund te perdoret gjithashtu per mbrojtjen e dhembeve te qumeshtit, nese kane ulluqe dhe depresione te thella. Dhembet e qumeshtit luajne nje rol te rendesishem ne ruajtjen e hapesires per daljen e shendetshme te dhembeve te perhershem.

Vendosja e silantit eshte nje procedure shume e thjeshte dhe pa dhimbje. Do duhen vetem disa minuta qe dentisti te vendosi silantin ne secilin dhemb.

Para vendosjes se tij , dhembet do pastrohen plotesisht,me pas thahen me mbahen te izoluar me pambuk i cili vendoset rreth dhembit. Me pas, nje sasi acidi vendoset ne siperfaqen pertypese te dhembit e cila do te ndihmoje lidhjen e siperfaqes se smaltit me silantin. Dhembet me pas do te shpelahen dhe thahen, pas se ciles silanti do te aplikohet mbi smaltin e dhembit, ku do te lidhet drejtperdrejt me dhembin dhe do te ngurtesohet. Llampa polimerizuese do te perdoret per forcimin e silantit.

Silanti dentar ka aftesine per te mbrojtur dhembet nga prishja deri ne 10 vjet. Pavaresisht kesaj ,do duhet te kryhen kontrrolle te vazhdueshme per te riparuar silantin nese ka nevoje.


Leave a Reply

Search

Categories

Maps Location