Tag Archives: implante dentare

  • 0

Cfare duhet te dije nje pacient per implantet dentare ALL ON 6

Category:Dhemb Brenda Dites Mbi Implante,Implante Dentare Tags : 

Nese nuk keni degjuar ende per metoden e implanteve dentare All-On-6, ky eshte padyshim nje artikull qe mund t’ju interesoje. Pse? Sepse ne qofte se nuk ju pelqen ideja e perdorimit te protezave te levizshme, dhe deshironi nje zgjidhje me te qendrueshme dhe te pershtatshme, keto implante dentare mund te jene zgjidhja e duhur. Ajo mund te zevendesoje plotesisht pjesen e siperme ose te poshtme te dhembeve tuaj dhe askush nuk do te jete ne gjendje te veje re ndryshimin.

Te kuptojme me shume rreth procesit.
Egzistojne tre mundesi kryesore ne lidhje me zevendesimin e dhembeve qe mungojne: proteza,ura dhe implante. Metoda All-On-6 perdor nje kombinim te implanteve dhe urave. Me konkretisht, 6 implantet jvendosen ne nje menyre te caktuar dhe midis implanteve, ngjitet nje ure per te mbushur hapesirat. Natyrisht, dentisti/ja duhet te beje nje vleresim te gjendjes tuaj me pare. Kjo do te perfshije radiografite dhe skanime te tjera per te percaktuar nese ka shume humbje te kockes per te vazhduar me kete procedure. Rezultati perfundimtar do jete nje buzeqeshje kaq natyrale, sa te gjithe do te mendojne se keni lindur me dhembe te persosur.

A mund kjo metode te aplikohet te kushdo ?
Metoda All-On-6 mund te jete zgjidhja perfekte per disa, por nuk do te jete pergjigja per te gjithe. Se pari, eshte e pershtatshme vetem per individet qe kane mungese te plote te pjeses se siperme ose te poshtme te dhembeve. Perveç kesaj, diabetiket dhe perdoruesit e duhanit nuk perbejne kandidatet me te mire per kete procedure.Megjithate ju duhet te bisedoni me dentistin per te verifikuar nese jeni kandidat I pershtatshem

Perfitimet e kesaj procedure dentare
Se pari, me shume mundesi nuk do te kerkoje shtim te kockave, dhe zgjidhja eshte e perhershme. Gjithashtu sdo keni pse shqetesoheni per heqjen e protezes gjate nates apo levizjen e tyre gjate te ngrenit dhe te folurit .Ne vend te kesaj, vetem duhet te perqendroheni te buzeqeshja juaj e persosur.

Vendi me i mire per metoden e implanteve dentare All-on-6?
Pa dyshim, Imperial Dental Center duhet te jete zgjedhja juaj e pare per çdo lloj konsultimi ne lidhje me kete procedure duke pasur parasysh se Imperial Dental Center synon ti pershtatet cdo klienti sipas rastit specifik te tij. Me fjale te tjera, te gjithe duhet te jene ne gjendje te perballojne buzeqeshjen e persosur.


  • 0

Pyetjet Me Te Shpeshta per Implantet

Category:Implantologji Tags : 

Implantet dentare perdoren per te mbajtur nje ose disa dhembe. Ato jane vida titani qe mund te zevendesojne rrenjen e nje dhembi. Implantet vendosen ne nofull dhe ngjajne me nje rrenje dhembi.

Sa e kane jetegjatesine implantet dhe a jane nje trajtim i sigurt?

Mund te themi se implantet, ashtu si dhembet natyral, mund te zgjasin per aq kohe sa ju kujdeseni per ta. Ndikimin me te rendesishem ne jetegjatesine e implanteve do te kene takimet e rregullta me dentistin per mirembajtjen e tyre si dhe kujdesi juaj per to.
Nese nuk kujdeseni siç duhet per implantet, do te krijohet nje shtrese qe eshte e ngjashme me ate qe krijohet tek dhembet natyrale te lene pas dore. Kur nuk trajtohet, kjo mund te coje ne dhimbje, gjakderdhje dhe infeksion te mishrave te dhembeve (gingivave). Te gjitha keto jane probleme qe mund ti keni edhe me dhembet tuaj natyral.
Nese kujdeseni mire per implantet dhe nese jane te vendosura ne kocke te shendetshme dhe te forte, ato mund te zgjasin per shume vite. Megjithate, si çdo lloj implanti kirurgjik (per shembull, zevendesimi i kockes se gjurit), nuk ka nje garanci per gjithe jetes.

A mund te vendos implante edhe nese kam ende disa nga dhembet e mi natyrale?

Po. Çdo dhemb mund te zevendesohet me implant. Mund te zevendesohet nje dhemb i vetem ose e gjithe nofulla.

A mund te perdoren gjithmone implantet per zevendesimin e dhembeve?

Do te varet nga gjendja qe ka kocka e nofulles tuaj. Nje sere analizash te posaçme do te kryhen nga dentisti juaj per te percaktuar sasine e mbetur te kockes. Nese nuk eshte e shendetshme ose nuk ka nje sasi te mjaftueshme, vendosja e implanteve mund te mos jete e mundur pa bere me pare shtimin e kockes.

A jane implantet e dhimbshme?

Shpesh eshte me e lehte per te vendosur nje implant se sa te heqesh nje dhemb dhe normalisht kjo behet permes perdorimit te anestezise lokale. Ne momentin e nderhyrjes nuk do te ndjeni asnje dhimbje, megjithate ju mund te ndjeni bezdisje deri ne nje jave pas operacionit tuaj.
Nese ndiheni nervoz ose keni nje rast te komplikuar, atehere dentisti juaj mund t’ju jape nje qetesues. Rralle ndodh qe anestezia e pergjithshme te perdoret per implantet dentare, pervec rasteve te komplikuara.

Cili eshte kujdesi qe duhet pas nderhyrjes?

Ju do te udhezoheni nga dentisti juaj per menyren se si duhet te kujdeseni per implantin. Ai mund t’ju pershkruaje nje recete me qetesues per dhimbjet ne menyre qe t’i merrni ato gjate dy diteve te para pas operacionit nese eshte e nevojshme.

Çfare ndodh me pas?

Pasi te vendosen implantet tuaja, implanti duhet te integrohet (ngjitet) me kocken e nofulles. Zakonisht kjo merr disa muaj. Implantet jane zgjidhja me e shpejte dhe me e qendrueshme per zevendesimin e dhembeve.
Nese jeni duke zevendesuar disa dhembe, mund te vendosni nje proteze te perkohshme ose nje ure provizore. Nese tashme keni proteza te plota, mund te vazhdoni te mbani ato nderkohe qe implantet tuaj vazhdojne te sherohen. Ju do te duhet te ribazoni protezen tuaj, ne menyre qe ata te pershtaten siç duhet pas operacionit dhe zakonisht nje “vide sherimi” vendoset ne vendin e implantit per ta mbajtur ate te mbrojtur.

A eshte e veshtire te pastroni dhembet mbi implante?

Jo. Megjithate, kujdesi eshte i nevojshem ne menyre qe implantimi juaj te jete i suksesshem dhe afatgjate. Ju duhet te merrni keshilla te hollesishme se si te kujdeseni per implantet tuaja nga dentisti. Te pastrosh dhembet mbi implant nuk eshte me e veshtire sesa te pastrosh dhembet natyrale. Por mund te kete zona qe jane te veshtira per t’u arritur dhe dentisti juaj do tju tregoje menyren se si t’i pastroni ato siç duhet.

Nese kam semundje te mishrave rreth dhembeve natyral, a mund t’i ndodhe e njejta gje implanteve?

Po, eshte e mundur, nese nuk kujdeseni sic duhet per implantet tuaja. Nese ato mbahen te paster dhe kontrollohen nga dentisti rregullisht atehere nuk duhet te keni asnje problem. Implantet mund te ndikohen edhe nga pirja e duhanit. Pra, nese jeni duhanpires, mund te keni nevoje per me shume kujdes per implantet tuaj.
-Nese dhembet jane te fiksuar mbi implante a mund t’i leviz ato?
Shumica e dhembeve qe vendosen me implantet dentare mund te vendosen ose te hiqen vetem nga dentisti. Megjithate, nese keni proteza te levizshme mbi implante mund ti hiqni per t’i pastruar ato.

A jane te dukshme implantet dentare?

Shumica e implanteve kane te njejten pamje si dhembet natyral.

A eshte i nevojshem nje implant dentar per çdo dhemb qe mungon?

Nese keni vetem nje dhemb qe mungon, do te nevojitet nje implant per ta mbajtur ate. Nga ana tjeter, nese keni disa dhembe qe mungojne dhe ndodhen prane njeri-tjetrit, mund te vendosni implant per cdo dhemb qe mungon ose mund te beni ura mbi implante edhe te keni mundesine te zevendesoni me shume dhembe. Dentisti juaj do te diskutoje cili opsion eshte me i mire per gjendjen tuaj.

Po sikur te pesoj nje aksident?

Implantet dentare, se bashku me dhembet qe mbeshteten prej tyre, mund te demtohen ne nje aksident ashtu sic mund te demtohen edhe dhembet natyrale. Kjo eshte arsyeja pse eshte e rendesishme te vendosni bite(mbrojtese) te prodhuar ne menyre profesionale kur luani ne sporte me risk me te larte demtimi.
Nese jane demtuar vetem dhembet, zakonisht ato thjesht mund te hiqen nga implantet dhe pastaj te zevendesohen. Megjithate, nese implanti i titanit demtohet pa mundesi riparimi, atehere mund te lihet ne kocken e nofulles nese eshte shume e veshtire per t’u hequr. Ose mund te hiqet dhe te zevendesohet me, nje tjeter implant dentar.

Çfare ndodh nese implantet e dhembeve nuk integrohen siç duhet me kocken?

Kjo ndodh shume rralle. Nese nje implant lirohet gjate procesit te sherimit, ose menjehere, mund te hiqet lehte dhe nofulla juaj do te sherohet normalisht. Pasi nofulla juaj te sherohet, atehere mund te vendoset nje implant tjeter. Dentisti juaj mund te beje nje ure, dhe ta pershtase ate ne zonen ku do vendoset implanti.

Cilat jane avantazhet e implanteve?

Ne shume situata, kostoja e trajtimit eshte vetem pak me e shtrenjte ne krahasim me koston e trajtimit te dhembeve qe perfshin ura dhe kurora. Ne terma afatgjate, implantet zakonisht jane nje opsion me i kenaqshem dhe me kosto me efektive.
Implantet kane gjithashtu perparesi te tjera. Nese keni nevoje per nje implant per zevendesimin e nje dhembi, nuk keni nevoje te gerryeni (dekortikim) dhembet ne te dy anet duke i demtuar ato ne menyre te perhershme. Dentisti juaj duhet te dekortikoje dhembet per t’i siguruar mbeshtetjen e ures.
Protezat e totale shpesh levizin dhe mund te ndikojne gjate ngrenies dhe te folurit tuaj.Kjo nuk perben problem per dhembet qe mbeshtete mbi implantet dentare pasi ato jane te ngjitura me fort me kocken.

Ku mund ta marr kete trajtim?

Natyrisht qe ju mund te merrni kete sherbim ne Imperial Dental Center. Bisedoni me dentistin/en tuaj rreth opsioneve tuaja dhe ai / ajo do t’ju ofroje keshillat qe ju nevojiten.

Nese ju nevojitet me shume informacion na telefononi per nje konsulte falas Telefono Tani


Search

Categories

Maps Location