Trajtimet e Semundjes Parodontale

This post is also available in: English (English)

Per fat te mire, semundja parodontale nuk eshte me nje arsye per tu shqetesuar, pasi ajo mund te trajtohet ne menyre efektive. Egzistojne disa lloje trajtimesh qe mund te kryhen. Zgjedhja e menyres se duhur do te varet nga faza e avancimit te semundjes si dhe nga shendeti juaj i pergjithshem.
Keto trajtime mund te perfshijne procedura jo kirurgjikale per te kufizuar akumulimin e pllakes bakteriale, por edhe kirurgji per te rivendosur indet mbeshtetese te humbura.

Disa trajtime jo-kirurgjikale te semundjes se mishrave te dhembeve jane:

Pastrimi profesional i gurzave

Dentisti mund te heqe gurzat dhe pllaken bakteriale nga dhembet tuaj. Nese keni simptoma te semundjes se mishrave te dhembeve, dentisti juaj mund tju rekomandoje pastrim profesional me shpesh sesa procedura e zakonshme qe eshte dy here ne vit. Megjithese pastrimi profesional i dhembeve nuk eshte
nje trajtim per semundjen periodontale aktive ai mund te sherbeje shume mire si mase parandaluese.

Kyretimi dhe lemimi i rrenjeve

Ky eshte nje trajtim jo-kirurgjik qe perfshin pastrim te thelle, me ane te te cilit hiqen gurzat dhe pllaka dentare siper dhe poshte mishrave te dhembeve (procesi i njohur si kyretim) dhe parregullsite e rrenjeve te dhembeve nivelohen (lemimi). Duke i zbutur keto parregullsi, dentisti heq edhe bakteret dhe siguron nje siperfaqe te paster tek e cila mund te mbeshtetet serisht gingiva e larguar. Dentisti ose periodontisti juaj do te shqyrtojne gojen tuaj dhe do te vleresojne mundesine e kryerjes se kyretimit dhe lemimit te rrenjeve per te hequr pllaken dhe gurzat tuaja nen mishra.

Disa nga trajtimet kirurgjikale te semundjeve te mishrave te dhembeve jane:

Kyretimi me mishra te hapura (Reduktimi i xhepave)

Kjo procedure perfshin ngritjen e mishrave te dhembeve me ane te kirurgjise dhe heqjen e gurezave. Me pas, mishrat e dhembeve pozicionohen ne nje menyre te tille qe mundeson indet te pershtatet rreth dhembit sa me afer te jete e mundur. Kjo procedure redukton hapesiren midis mishit te dhembeve dhe dhembeve (xhepit parodontal), duke mos u lene hapesire ​​baktereve qe te zhvillohen. Kjo eshte nje mase shume e mire parandaluese kunder zhvillimit te metejshem te semundjes periodontale.

Shtimi i kockes

Ky trajtim perdor grimca kocke qe mund te jene tuajat, sintetike, ose te dhuruar. Qellimi i procedures eshte qe te zevendesohet kocka qe eshte demtuar nga semundja parodontale. Kjo procedure mundeson rritjen e kockes, duke permiresuar keshtu stabilitetin e dhembeve. Teknologjia e re e njohur si inxhinjeri e indeve stimulon trupin tuaj per te pershpejtuar procesin e rigjenerimit te kockes dhe indeve.

Shtimi i indeve te buta

Ky trajtim perdoret ne rastet kur kemi humbje te mishit te dhembeve. Indet e shtuara merren zakonisht nga qiellza e gojes. Me pas vendoset ne vendin e duhur, me qellim shtimin e indeve te buta ne zonat e demtuara.

Rigjenerimi i udhezuar i indeve

Nese kocka tek e cila mbeshteten dhembet jeshte shkaterruar, rigjenerimi i udhezuar i indeve mund te stimuloje rigjenerimin e kockes dhe te indeve te buta perreth saj. Nese kryhet ne te njejten kohe me kirurgjine me mishra te hapura, kjo procedure perfshin futjen e nje membrane mes mishit te dhembeve dhe kockes. Kjo do te
parandaloje rritjen e indeve ne zonen ku duhet te jete kocka. Keshtu, kocka dhe indi lidhes do te kene hapesire ​​per tu rritur ne menyre qe te ofrojne mbeshtetje me te mire per dhembet.

Kirurgjia e kockes

Kjo procedure nivelon parregullsite ne kocken e nofulles,te shkaktuara nga humbja e pjesshme e saj. Pas kryerjes se kirurgjise me mishra te hapura, kocka rreth dhembit nivelohet per te reduktuar demtimet e kockes. Keshtu bakteret do te kene me pak hapesire ​​per t’u zhvilluar. Ne disa raste, kyretimi dhe lemimi i rrenjeve eshte gjithçka qe nevojitet per pacientin qe te sherohet plohtesisht. Kirurgjia eshte e nevojshme ne raste me te avancuara, kur indet rreth dhembeve jane te
kompromentuara dhe nuk mund te rigjenerohen me metoda jo kirurgjikale.

Medikamentet e perdorura ne trajtimin e semundjes se mishrave te dhembeve.

Antibiotiket mund te perdoren ne trajtimet kirurgjikale edhe ne ato jo-kirurgjikale. Qellimi eshte zvogelimi ose eliminimi i perkohshem i baktereve qe shkaktojne semundjet periodontale. Trajtimet me antibiotike gjithashtu mund te jene efektive ne ndalimin e shkaterrimit te indit lidhes qe mban dhembin e lidhur me kocken.

Clorhexidina eshte nje antimikrobik shume efektiv ne reduktimin e pllakes bakteriale dhe gingivitit. Ky medikament eshte i disponueshem ne formen e shpelaresit te gojes ose ne forme xheli e cila vendoset ne xhepat periodontal. Ky xhel do te liroje substancat aktive gradualisht, gjate nje periudhe shtate ditore. Dentisti juaj mund t’ju rekomandoje antibiotike te tjere te tille si doksicikline, tetracicline, dhe minocicline.

Shumica e dentisteve ju rekomandojne pacienteve te tyre nje paste dhembesh me baze fluori dhe triclosan, nje antibiotik qe ka per qellim te zvogeloje pllaken bakteriale dhe te lehtesoje gingivitin.

Gjerat qe duhet te dini perpara trajtimit te semundjes se mishrave te dhembeve.

Keto trajtime kryhen vetem ne kliniken dentare. Koha e nevojshme per te perfunduar trajtimin do te varet nga faza e avancimit te semundjes dhe shendetit tuaj te pergjithshem. Nese eshte e nevojshme, dentisti do te mpije zonen e trajtimit qe ju te mos shqetesoheni gjate tij.

Per nje vleresim FALAS te situates tuaj parodontale

Na kontaktoni ne 069 43 65 000

Leave a Comment