Udhezues per Procesin e Vendosjes se Fasetave

  • 0

Udhezues per Procesin e Vendosjes se Fasetave

Category:Faseta

This post is also available in: English (English) Italiano (Italian)

Konsultimi Fillestar

Para se t’i nenshtroheni çdo lloj procedure dentare, eshte e rendesishme qe se pari te kryeni nje konsultim te plote me dentistin tuaj. Vendosja e fasetave eshte nje proces shume specifik per gjithesecilin. Gjate vizites se pare dentisti do analizoje shendetin tuaj oral per te percaktuar nese eshte i pershtatshem ky lloj trajtimi. Konsultimi shpesh perfshin fotografi dhe radiografi ndoshta edhe marrje mase paraprake. Aspektet estetike gjithashtu diskutohen gjate takimit te pare dhe vleresohet nese kjo procedure eshte opsioni me efektiv i trajtimit.

Mock-Up

Para se nje pacient te vendose fasetat e porcelanit, dentisti juaj do te krijoje nje version paraprak qe quhet Mock -up. Mock-up jep nje shembull se çfare rezultati perfundimtar do te keni pas trajtimit. Dentistet perdorin metoda te ndryshme per te krijuar modele Mock-Up. Mund te perdorim gjithashtu teknologjine e avancuar per te krijuar nje imazh tre-dimensional ne kompjuter per ta pare dhe pacienti. E rendesishme eshte qe dentisti te punoje me kujdes per te krijuar nje model sa me te perafert me ate te fasetave perfundimtare.

Fasetat pa dekortikim dhe Fasetat tradicionale.

Egzistojne lloje te ndryshme te fasetave,por dallimi me i dukshem eshte midis fasetave No-Prep (pa dekortikim)  dhe Fasetave tradicionale. Per vendosjen e fasetave tradicionale, dentisti heq nje shtrese te holle smalti nga dhembet e pacientit. Fasetat No-Prep jane me te holla se fasetat tradicionale qe do te thote se dentisti heq me pak ose aspak smalt nga dhembet.

Ne raste te caktuara, nje trajtim No-Prep mund ta beje dhembin te duket me masiv, duke i bere pacientet me dhembe te medhenj kandidate jo te pershtatshem per kete trajtim. Per me teper, duke qene qe porcelani eshte nje material i holle dhe transparent, opsioni No-Prep nuk eshte i pershtatshem per pacientet qe deshirojne te mbushin hapsirat (diastemat) midis dhembeve. Eshte e rendesishme te flisni me dentistin dhe te diskutoni se cili opsion eshte me i dobishem per tju pershtatur edhe qellimeve tuaja estetike.

Heqja e smaltit te dhembeve (dekortikimi)

Hapi i pare per te vendosur faseta eshte gerryerja e nje shtrese te holle smalti nga pjesa e perparme e dhembeve. Sasia e smaltit te hequr varet nga kerkesat e pacientit dhe lloji i fasetave qe perdoren. Ne shumicen e rasteve, hiqet afersisht 0.5 deri 0.7 mm smalt nga pjesa e perparme e dhembit. Zakonisht,sasia e hequr eshte aq e vogel sa qe nuk ka nevoje per anestezi gjate kryerjes se procedures megjithate jo cdo rast eshte i ngjashem.

Marrja e mases

Pas heqjes se smaltit te dhembeve, dentisti merr masen e dhembeve. Metoda me e zakonshme qe perdoret eshte ajo me silikon e cila vendoset e bute ne goje dhe qendron aty deri sa te ngurtesohet rreth dhembeve te tij. Nese dentisti zgjedh nje teknologji te perparuar, si skanimi dixhital qe eshte nje sekuence e detajuar imazhesh. Imazhet transferohen ne kompjuter dhe krijohet nje imazh tridimensional i gojes se pacientit duke perdorur programet perkatese. Sapo te merren masat, fillon puna e laboratorit per te bere fasetat me permasat e sakta.

Fasetat e perkohshme

Pas dekortikimit dentisti do te pergatisi nje pale faseta te perkohshme. Ne disa raste, pacientet mund ti bezdisi me paraqitja e dhembeve te tyre pas heqjes se smaltit te dhembeve, prandaj, dentisti do te vendosi faseta te perkohshme plastike ne menyre qe edhe te mbrojte pjesen e ekspozuar te dhembit. Dentisti juaj do te percaktoje nese eshte e nevojshme vendosja e fasetave te perkohshme bazuar ne sasine e smaltit te hequr.

Prodhimi i fasetave

Prodhimi i fasetave eshte nje proces qe ndryshon nga njeri pacient tek pacienti tjeter. Kjo do te varet nga lloji i porcelanit qe perdoret, megjithate, aspektet paresore te procedures mbeten te njejta. Duke marre parasysh kerkesat e pacientit, qeramisti do te krijoje modelet e punes te fasetave. Qeramisti nderton disa shtresa prej porcelani duke perdorur presionin ose nxehtesine per te rritur qendrueshmerine e materialit. Te gjitha shtresat prej porcelani mund te kene te njejten ngjyre, ose raste kur qeramisti do te ngjyrose shtresat e porcelanit me dore per te krijuar nje pamje me realiste.

Pozicionimi i fasetave

Pasi perfundohen fasetat nga laboratori, dentisti kontrollon formen dhe pamjen e tyre. Ky eshte nje hap i rendesishem pasi dentisti duhet te kuptoje nese porcelani do te ndikoje ne procesin e pertypjes se pacientit ose te foluren e tij. Nese eshte e nevojshme, fasetat mund te shkurtohen dhe porcelani mund te risktrukturohet. Ngjyra e fasetave duhet gjithashtu te krahasohet me ngjyren natyrale te dhembeve. Edhe pse faseta eshte e bere nga porcelan qe i eshte pershtatur ngjyres se dhembeve te pacientit, dentisti mund ta pershtase ate akoma me shume duke zgjedhur sakte edhe ngjyren e ngjitesit qe do te perdoret per ti ngjitur ato me dhembin.

Acidifikimi i dhembit te dekortikuar

Menjehere para vendosjes se fasetave, dentisti aplikon nje shtrese te holle acidi fluorhidrik ne dhembe. Xheli perdoret per te shperbere mineralet ne siperfaqen e dhembeve, duke krijuar keshtu nje siperfaqe te pershtatshme per ngjitjen e fasetave. Procedura e acidifikimit eshte thelbesore per te siguruar nje baze me te sigurte per ngjitjen e fasetave te porcelanit.

Cementimi i fasetave

Hapi perfundimtar eshte cementimi i fasetave ne dhembe. Dentisti perhap cementin dentar ne pjesen e pasme te fasetave, pastaj vendos porcelanin ne pjesen e perparme te dhembeve. Ngjyra e çementit zgjidhet ne perputhje me ngjyren e fasetave ne menyre qe te siguroje nje pamje sa me natyrale per pacientin. Dentisti vendos fasetat, dhe pastaj perdor nje llampe polimerizimi per te ngurtesuar cementin. Llampa stimulon nje reaksion kimik brenda materialit lidhes duke forcuar çementin brenda pak minutave.

Kombinimi i fasetave me trajtime te tjera

Vendosja e fasetave te porcelanit mund te kombinohet edhe me trajtime te tjera, duke formuar nje plan dentar estetik gjitheperfshires. Disa nga keto trajtime perfshijne:

  • Prerja e mishrave te dhembeve ne menyre qe te permiresohet konturimi i tyre
  • Zbardhjen e dhembeve
  • Trajtime te tjera rregulluese

Periudha e rikuperimit
Nuk ka nevoje per nje periudhe sherimi pas kryerjes se ketij trajtimi. Por nese pacienti ka marre qetesues gjate procedures, nuk do te jete ne gjendje ti jape makines per tu kthyer ne shtepi. Pas heqjes se smaltit, dhe para vendosjes se fasetave, mund te keni pak bezdisje. Pasi kjo ndjesi te zhduket, pacientet mund te kthehen ne rutinen e tyre normale.


Leave a Reply

Search

Categories

Maps Location